Lorenco di Kredi

Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi, 1456/59 - 12 janar 1537) ishte një piktor italian i Rilindjes dhe skulptor i njohur për pikturat e tij të temave fetare. Ai është më i famshëm për trajnimin e tij në punishten e Andrea del Verrocchio-s, në të njëjtën kohë me Leonardo da Vinçin e ri.[2]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lorenzo lindi në Firence në vitin 1456 ose 1459 nga një argjendar i quajtur Andrea d' Oderigo. Ai ishte nxënës i Andrea del Verrocchio-s, me pagë të ulët, ndoshta midis viteve 1470 dhe 1480/81.[2] Ai në vijim do të bëhej asistenti kryesor i Verrocchio-s, duke e drejtuar punishten gjatë mungesës së mjeshtrit në vitet 1482-1483. Në fund ai do të trashëgonte punishten e mjeshtrit pas vdekjes së tij në vitin 1488.[3]

Në emër të Verrocchio-s ai përfundoi Madonna di Piazza, e famshme për katedralen e Pistojës, e porositur te Verrocchio në vitin 1475, por e përfunduar nga Lorenzo midis viteve 1485 dhe 1491, me ndihmën e shegertëve të tjerë të Verrochio-s, midis të cilëve [[Pietro Perugino] dhe ndoshta Leonardo da Vinçi (për të cilin mendohet autorësia e tavoletës së predelës që paraqet Shpalljen, që shpesh i atribuohet vetë Lorencos).

Veprat më të hershme të pavarura të Lorencos përfshihen një Annunciazione në Gelleria degli Uffizi, dy panele të Madonës dhe Fëmijës në Galleria Sabauda në Torino, një tjetër në Galerinë Kombëtare në Londër dhe Adhurimi i Fëmijës në Pinacoteca Querini Stampalia në Venecia. Nga pjekuria e tij datojnë Madona dhe Fëmija me Shenjtorët Julian dhe Nikola (1493) për Kishëzën Mascalonzi në Cestello, Firence (Paris, Luvër), Adhurimi i Barinjve (1487) për Santa Chiara (tani në Galleria degli Uffizi) dhe Pagëzimin e Krishtit për Chiostro dello Scalzo (tani në Fiezole, San Domenico). Në vitin 1501, ai ripunoi pjesë të altarit të lartë të [[Fra Angelico]-s për San Domenico-n në Fiezole. Veprat e mëvonshme përfshijnë një altar (1510-12) për Ospedale del Ceppo, Pistoia (tani në Museo Civico di Pistoia) dhe shumë panele të vogla fetare, duke përfshirë një Kryqëzim të papërfunduar në Universitetin e Gotingenit dhe një Annunciazione të vitit 1508 në Muzeumet e Artit të Universitetit të Harvardit.
Lorenzo ishte gjithashtu një piktor portretesh. Portreti i tij më i famshmi është Portreti i Caterina Sforza, i quajtur edhe La dama dei gelsomini, në Pinacoteca di Forlí. Caterina Sforza ishte Zonja e Forlit dhe Imolës në Romagna dhe më vonë një e burgosur e Cesare Borgia-s. Portreti i Lorenzo-s për të, ka qenë subjekt i vëmendjes së kohëve të fundit për shkak të ngjashmërisë së portretit me Mona Lizën e Leonardo da Vinçit, veçanërisht kur një studiuese gjermane, Magdalena Soest, duke e studiuar me kujdes, arriti në konkluzionin se Mona Lisa në të vërtetë është Caterina Sforza.[4] Një tjetër portret nga Lorenzo, ndoshta e veja e vëllait të tij është paneli tani në Metropolitan Museum of Art. Kompozimi i kësaj vepre shpesh krahasohet me Ginevra de' Benci e Leonardos në National Gallery of Art, Uashington D.C.[5]

Këto vepra konsiderohen më të mirat e prodhimtarisë së tij, ku bashkoi ndikimet verrokieske me sugjerime të butësisë së Lenoardos dhe një vëmendje ndaj hollësive të stilit flamand. Në veprimtarinë e tij të pjekur, ndoqi edhe Fra BArtolomeon, Pietro Perugino-n dhe Rafaelon e ri, të këtij ndikimi janë Kryqëzimi në Muzeun e Gotingenit dhe Annunciazione e Kembrixhit.
Mjaft nga padronët e tij kishin lidhje me Girolamo Savanarola-n dhe përveç portreteve, subjektet shekullare si ato mitologjike mungojnë nga veprat e tij të njohura, përveç një Venere gati lakuriq për Familjen Medici. Pas vitit 1497, do të bëhej një ndjekës i Savonarolës dhe do ti refuzonte subjektet profane.
Në vitin 1504 u caktua në komitetin e krijuar për vendosjen e Davidit të Mikelanxhelos.[3] Midis vizatimeve të tij përmenden Koka e të riut në Muzeun Albertin të Vjenës dhe Koka e të riut me kapele të sheshtë ne Museum Kunstpalast të Dyseldorfit.

Giorgio Vasari i kushtoi një biografi Lorenzo di Credi-t te Jetën e Piktorëve, Skulptorëve dhe Arkitektëve të tij. Edhe pse Vasari vlerësoi artin e Lorenzo-s për përkryerjen e tij të lartë, ai e kritikoi atë për të qenë një perfeksionist i cili ishte tepër i zellshëm, pigmentet e tij tokësore shumë të holla dhe se kaloi shumë kohë distilim vajrave të tij.
Lorencoja pati shumë nxënës. Më të rëndësishmit ishin Giovanni Antonio Sogliani, i cili e ndihmoi Lorenzo në shumë nga veprat e tij të vona. Të tjerë përfshijnë Tommaso di Stefano Lunetti dhe Antonio del Ceraiolo. Bashkëpunëtorët dhe ndjekësit përfshinin Giovanni di Benedetto Cianfanini, Mjeshtri i Ngjitjes së Magdalenës Johnson (i quajtur sipas një pikture tani në Filadelfia[6]) dhe artisti anonim, i njohur si "Tommaso"[7] (i quajtur gjithashtu Tommaso di Credi, Mjeshtri i Tondos Czartoryski ose Mjeshtri i Santo Spirito Conversazione).

Skulptor?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lorenzo zakonisht përshkruhet si një skulptor dhe, duke parë profesionin e të atit, edhe pjesët e rëndësishme skulpturore të kryera në punishten e Verrokjos, ai pa dyshim mori trajnim edhe në skulpturë. Por duket se ai punoi gjerësisht ose tërësisht në pikturë, megjithëse ka gjithashtu vizatime skulpturore të atribuara atij. Punishtja me gjasa vijoi ti ofronte skulptura[8]
Në kohën e vdekjes së Verrokjos në vitin 1488, punishtja e tij ishte në mes të porosisë shumë të madhe të Shtatores Ekuestre të Bartolomeo Colleoni-t në Venecie. Vullneti i Verrokjos rekomandonte Lorenzo-n te autoritetet veneciane për përfundimin e punës; në atë pikë, shtatorja duket se ekzistonte vetëm në baltë dhe derdhja nuk kishte filluar. Lorencoja i transferoi të drejtat e tij, te një tjetër artist, të njohur si një teknik bronzi. Ajo u përfundua në vijim nga skulptori venecian i bronzit, Alessandro Leopardi, mjaft vjet më vonë.[9]

Veprat kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Madonna di Piazza (me Verrokjon), rreth viteve 1474-1486, Pistoia, Katedralja e Shën Zenos
- Annunciazione (atribuim i diskutuar me Leonardo da Vinçin), rreth viteve 1475-1478, tempera mbi tavolë, 16×60 cm, Paris, Muzeu i Luvrit
- Madonna Dreyfus (kopie nga Leonardoja?), rreth viteve 1475-1480, vajë mbi tavolë, 16,5x13,4 cm, Uashington, National Gallery of Art
- Madonna col Bambino, rreth vitit 1475, tavola, Strasburg, Musée des Beaux-Arts
- Adorazione del Bambino, rreth vitit 1480, diametri 97 cm, Venecia, Fondazione Querini Stampalia
- Annunciazione, rreth viteve 1480-85, Firence, Galleria degli Uffizi
- Madonna col Bambino, rreth viteve 1480/90, tempera dhe vajë mbi tavolë, 88x58 cm, Majnc, Landesmuseum Mainz
- Portreti i Caterina Sforza ose Dama dei gelsomini, rreth viteve 1485-1490, Pinacoteca civica di Forlì
- Sacra Famiglia, rreth vitiit 1490, tavolë plepi, 37x27 cm, Dresden, Gemäldegalerie
- Madonna col Bambino tra i santi Giuliano e Nicola, 1490-92, tavolë, 163x164 cm, Paris, Musée du Louvre
- Venere, rreth viteve 1493-1494, vajë në kanavacë, 151x69 cm, Firence, Galleria degli Uffizi
- Adorazione del Bambino con san Giovannino, rreth viteve 1500-1505, temperë një tavolë, diam. 115 cm, Firence, Museo Horne
- Ritratto del Perugino (atribuim i diskutuar me Rafaelon), rreth vitit 1504, vajë në tavolë, 51x37 cm, Firence, Galleria degli Uffizi
- Ascensione della Maddalena, rreth vitit 1510, temperë në tavolë, 51x38 cm, Esztergom, Christian Museum
- Adorazione dei pastori, rreth vitit 1510, vajë në tavolë, 224x196 cm, Firence, Galleria degli Uffizi
- Decapitazione del Battista, vajë në tavolë, pjesë e predelës, Arexo, Museo Nazionale d'arte Medievale e Moderna
Galeri pikturash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Maria dhe Fëmija me Shën Gjonin fëmijë dhe dy engjëj, Nationalmuseum, Stokholm
- Kryqëzimi me vajtues, Kisha e Shën Agustinit, Montepulciano
- Maria duke adhuruar Fëmijën me Shën Gjonin fëmijë, rr.1485. Karlsruhe, Kunsthalle
- Adhurimi, rr.1487. Muzeu Kombëtar i Serbisë, Beograd
- Stigmatizimi i Shën Françeskut, rr.1490. Ajaccio, Musée Fesch
- Virgjëresha dhe Fëmija (Virgo Lactans), para v. 1500, National Gallery; Tobiasi dhe engjëlli ecin përmes kopshtit në krye djathtas.
- Adhurimi i Krishtit Fëmijë, 1510, Buffalo AKG Art Museum
- Familja e Shenjtë me Shën Gjonin e vogël, duke adhuruar Fëmijën, Gemäldegalerie, Berlin
- Maria duke adhuruar Fëmijën me Shën Gjonin Fëmijë dhe një engjëll, fill. i v. 1490, Metropolitan Museum of Art
- Virgjëresha dhe Fëmija me Shën Gjonin e vogël, Gemäldegalerie, Berlin
- Shë Maria Egjiptiane, 1500, Gemäldegalerie, Berlin
- Kurorëzimi i Virgjëreshës, 1510
- Ngjitja e Maria Magdalenës, 1510, Christian Museum
- Shën Kuirini i Nojsit
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Andrea del Verrokjo
- Leonardo da Vinçi
- Mona Liza
- Njeriu Vitruvian
- Filippo Brunelleschi
- Donatello
- Domeniko Girlandaio
- Fra Angelico
- Sandro Botiçeli
- Mikelanxhelo
- Rafaelo
- Cappella Sistina
- Giovanni Bellini
- Ticiani
- Viktor Karpaçi
- Humanizmi i Rilindjes
- Rilindja
- Arti i Rilindjes
- Familja Mediçi
- Letërsia e Rilindjes Evropiane
- Muzika e Rilindjes Evropiane
- Xhoto
- Duço
- Simone Martini
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Portrait of Lorenzo di Credi, 1488". nga.gov (në anglisht).
- 1 2 Martin Davies (1986). The Earlier Italian Schools (në anglisht). National Gallery Catalogues. fq. 303. ISBN 090179129-6.
- 1 2 "NGA biography" (në anglisht). NGA.
- ↑ "Il rebus Monna Lisa: È la Tigressa degli Sforza". Corriere della Sera (në italisht). 17 tetor 2009. fq. 27.
- ↑ "Lorenzo di Credi – Portrait of a Young Woman" (në anglisht). Metropolitan Museum of Art.
- ↑ "Collections Online" (në anglisht). Philadelphia Museum of Art.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Biography of Tommaso di Credi". wga.hu (në anglisht).
- ↑ Martin Davies (1986). The Earlier Italian Schools (në anglisht). National Gallery Catalogues. fq. 303-305. ISBN 090179129-6.
- ↑ Charles Seymour Jr. (1966). Sculpture in Italy, 1400–1500. Pelican History of Art (në anglisht). Penguin. fq. 176.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dalli Regoli, Gigetta. Lorenzo di Credi. Milan: Edizioni di Communità, 1966
- Davies, Martin, The Earlier Italian Schools, National Gallery Catalogues, 1961, reprinted 1986, ISBN 0901791296
- Grossman, Sheldon. “Two New Paintings by Lorenzo di Credi: A Contribution to the Painter’s Late Style,” Mitteilungen des Kunsthistorischen Institutes in Florenz, 14, Bd., H. 2 (December 1969): pp. 161–182.
- Kent, Francis W. “Lorenzo di Credi, His Patron Iacopo Bongianni and Savonarola,” The Burlington Magazine, vol. 125, no. 966 (September 1983): pp. 538–541.
- Michele Di Monte. "Lorenzo di Credi". Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 66. Instituto dell'Enciclopedia Italiana.
- Elisabetta Nardinocchi, red. (2011). Guida al Museo Horne (në italisht). Firence: Edizioni Polistampa.
- "NGA": NGA biography
- Seymour, Charles Jr., Sculpture in Italy, 1400-1500, Penguin (Pelican History of Art), 1966
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Leonardo da Vinci, Master Draftsman, exhibition catalog fully online as PDF from The Metropolitan Museum of Art Library, which contains material on Lorenzo di Credi (see index)
- "Lorènzo di Credi". Treccani (në italisht). Instituto dell'Enciclopedia Italiana.
- Arduino Colasanti (1934). "Lorenzo di Credi". Enciclopedia Italiana (në italisht). Istituto dell'Enciclopedia Italiana.
- "Lorenzo di Credi". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Encyclopædia Britannica, inc.
- "Lorenzo di Credi". Cyclopædia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature (në anglisht). Harper.
- "Lorenzo di Credi". Catholic Encyclopedia (në anglisht). Robert Appleton Company.
- Pasquale Nerino Ferri (1909). "Disegno inedito di Lorenzo di Credi per un dipinto degli Uffizi" (PDF). Bolletino d'Arte (në italisht). 8.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë cituar haptazi shqip-cituar haptazi
- Lidhja për te Commons është në Wikidata
- Piktorë italianë
- Skulptorë italianë
- Piktorë të shekullit të XV
- Piktorë të shekullit të XVI
- Rilindas italianë
- Skulptorë të shekullit të XV
- Skulptorë të shekullit të XVI
- Njerëz nga Firence
- Lindje - Vitet 1450
- Vdekje 1537