Jump to content

Loro Sata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Loro Sata muzikolog shqiptar, u lind në qytetin e Shkodrës dhe ka kryer dy shkolla të mesme, politeknikumin “7 Nëntori” dhe Liceun Artistik “Jordan Misja” për “Kanto” në Tiranë. Më tej vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për “Teroritikë” dhe “Kanto”. Pas përfundimit të studimeve emërohet mësues muzike në rrethin e Lezhës. Angazhohet në krijimin e Ansamblit “Çiftelia”, fitues i katër medaljeve të arta në festivalet kombëtare. Ka botuar studime të thelluara në krijimtarinë popullore folklorike, rapsod, formacione etj. Ka botuar disa libra, si “Jan Kukuzeli, jeta dhe vepra”, “Si të njohëm muzikën”, “Rima dhe muzika”, “Këngë, art dhe teknikë”, “Figura të shquara të artit muzikor botëror”. U nda nga jeta më 9 gusht 2020. [1]


  1. ^ https://shqiptarja.com/lajm/shuhet-muzikologu-loro-sata-ne-moshen-83vjecare/