Jump to content

Luigji XIV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Louis XIV)
Luigji i XIV

Luigji XIV rrjedh nga familja Borbone (Saint-Germain-en-Laye, 5 shtator 1638 - Versailles, 1 shtator 1715) ishte i 3-treti mbreti i Francës dhe i Navarra-s nga famiglia Borbone, mbretëroi nga 14 maji 1661 deri në vdekje. U quajt "Mbreti Diell" (në frëngjisht Le Roi Soleil) ose Mbreti Luigj i madhi (në frëngjisht Louis Le Grand). Djali i pare i mbretit Luigji XIII i Francës dhe e mbretëreshës Anna e Austrisë, që ishte vajza e mbretit Filipo III i Spanjës. Mbretëria e tij (me shume se 72 vjet) është mbretëria me e gjate e dokumentuar në Evrope.

Përforcoi figurën e Francës si superfuqi në Evrope dhe në bote, duke luftuar tre konflikte te mëdha, jashtë ambit ushtarak, kultura Franceze u be një model në Evrope gjate mbretërisë se tij, mbretëroi gjithmonë në interesin e Francës. Merite te veçante te vendit patën Luigji IX dhe Filipi IV i quajtur "i bukuri".

Biri i mbretit Luigji XIII dhe e mbretëreshës Anna e Austrisë, lindja e tij u duk e jashtëzakonshme dhe shume e çuditshme sepse ndodhi 23 vjet pas martese dhe sepse mbretëresha nuk kishte lindur asnjë fëmije. Lindja u duke si një mrekulli dhe ky fakt e çoi babain ta quante "Louis Dieudonné" sepse dukej si një dhurate nga qielli. Në moshën 5-vjeçare përballet me vdekjen e babait, kjo vdekje e papritur do ta kurorëzoi Luigjin mbret në një moshe tepër te vogël, në fakt për ta drejtuar Francën u emërua udhëheqëse e vendit e ëma Anna, e cila e ndau.

Këtë detyre me ministrin e pare, Kardinali Mazzarino. Ky i fundit e mbajti për shume vjet në dore qeverinë e Francës dhe u be një njëri me shume influencë në politiken franceze , vetëm mbas vdekjes te Kardinalit me 9 mars 1661, Luigji mori te gjitha fuqitë e Kurorës.

Si shumë monarkë të tjerë te kohës, Luigji XIV u rrit me mendimin se "mbretërit lindin për të zotëruar gjithcka dhe për të komanduar gjithkënd".

Ai njihet për fjalët e tij si "Shteti jam unë".

Gjatë viteve 1648 deri në vitin 1652 Franca, sidomos Parisi, ishte shkendia e revoltimit te Fronde-s. Sipas një thenje, disa frondiste, gjatë demonstratave arritën te depërtonin te gjitha masat e sigurisë dhe te arritnin deri në dhomat private te mbretit, ky fakt e çoj mbretin te merrte masa sigurie me te rrepte kundër fisnike-ve. Ndërtoi në Versailles, në vendin e një rezidence te vjetër për gjah te cilën e përdorte babai i tij, një vile luksoze dhe dhume te madhe, në te cilën u bënin ceremoniale te cilat to ti mbanin fisnik-et te hutuar nga ana politike e vendit.

Luigji qeverisi për 72-shtatedhjete e dy vjet rrjesht shtetin e Francës, me shume se çdo mbret tjeter i Francës. Me 10 qershor 1660 u martua me vajzen e mbretit spanjoll Filippo IV, Maria Teresa. Martesa nuk u prit mire nga Luigji i cili ishte i dashuruar mbas mbesës se Kardinalit Mazzarino, Maria Mancini. Mbreti gjithsesi nuk kujtohet si shembull i besnikërisë martesore, fale marrëdhënieve te shumta që kishte me dashnoret e tij.

Voltaire e quajti Luigjin e XIV "le grand siècle". Gjate mbretërisë se tij Franca u be dominuse dhe model kulture për te gjithë Evropën bashke me Anglinë. Fjalia me e famshme që i kujtohet është "L'état, c'est moi !" (Shteti jam unë), është me shume mundësi që kjo fjali i është qepur nga persona te tjerë sepse gjate mbretërisë se tij u përparuan te drejtat publike, me shume e vërtet duket fjalia tjetër e cila thotë "Je m'en vais, mais l'État demeurera toujours" (Unë do te iki, por shteti do te zgjasë përgjithmonë).