Loulan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qyteti i lashtë Loulan që ndodhej dikur në kepin veri-perëndimor të Luobupos në jug të Sinkiangut, ka qenë gryka e rrugës së famshme të mëndafshit. Sot ai është rrethuar nga shkretëtira, gjeomorfologjia Yadan dhe nga kore e fortë prej kripe, mjedisi është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i djerë, njerëzit vijnë shumë rrallë këtu. Sipas të dhënave historike, në shekullin e dytë para erës së re Loulan kishte qenë një nga zonat më të lulëzuara në pjesën perëndimore të Kinës. Por të çudit fakti se mbretëria e famshme Loulan ishte zhdukur pas 500-600 vjetëve të lulëzimit të tij. Si u zhduk qyteti i lashtë Loulan? Ky ka qenë dhe është gjithmonë problemi i interesit të arkeologëve dhe shkencëtarëve kinezë e të huaj. Pra Loulani ka qenë dhe është një nga viset misterioze dhe ëndrra e aventuristëve kinezë e të huaj.

Nga zbulimet arkeologjike të deritanishme del se qyteti i lashtë Loulan u përmbyt në shkretëtirën e madhe nga shkaqet e ndërlikuara natyrore dhe artificiale, që shkaktuan ndryshimin e kanalit të lumit dhe sulmet e erës me rërë. Janë sqaruar se qyteti i lashtë Loula kishte qenë 120 mijë metra katrore me muret e qytetit, të ndërtuara me dhe, kallame të kënetës dhe me degë pemësh.

Një kanal i lashtë i lumit nga veri-perëndimi deri në jug-lindje e përshkonte gjithë qytetin. Tani janë zbuluar kulla budiste dhe ndërtesa përreth saj, qyteti i lashtë dhe kulla e lashtë e zjarrit në kalanë përreth qytetit, hambarë, varreza të lashta etj. Në varreza të lashta u zbulua edhe kufomë e thatë para 3800 vjetëve – “bukuroshe Loulan”. Në qytetin e lahstë Loulan janë ruajtur edhe coprat e porcelanit, të leshit, monedha të lashta prej bronxi, armë të lashta, coprat e mëndafshit dhe shumë monumente kulturore.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]