Luan Babameto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luan Babameto lindi në një familje intelektuale gjirokastrite më 4 dhjetor 1930, është një figurë e shquar e transportit shqiptar, ish Ministër i Transportit dhe Komunikacioneve. Një vit të shkollës unike e kreu në Prishtinë ndërsa shkollën e mesme në Shkodër. Gjatë viteve 1950-54 ndjek studimet e larta në Varshavë, Poloni, në fakultetin e inxhinierisë mekanike, që e përfundon me rezultate të shkëlqyera. Punon rreth 20 vite në hekurudhë, fillimisht si përgjegjës i bazës mekanike, pastaj si kryeinxhinier dhe më vonë si Drejtor i Përgjithshëm, duke dhënë një kontribut të cmuar për zhvillimin teknik, ekonomik dhe organizativ të transportit hekurudhor. Në vitin 1974 emërohet Ministër në Ministrinë e Transportit dhe Komunikacioneve, ku drejton deri në vitin 1989, një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend. Eshtë ministri i Transportit më jetëgjatë. Në vitet 1989-1990 punon si kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit të Durrësit. Me daljen në pension i kushtohet përgatitjes së disa librave me karakter teknikoshkencor të profilit, apo me përmbajtje ekonomikosociale; “Transporti”, “Nëpër udhët e hekurta”, “Transporti hekurudhor”, “Nëpër udhët tona”, “Për ku”, “Kohë roitjesh”, “Kronikë brezash”, “Imja dhe jona”, “Kapërcim në kohë”, “Të mbrojmë e pasurojmë gjuhën tonë”, “Dashuria e vështruar pleqërisht”. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe shfrytëzonte literaturën në këto gjuhë. Ndahet nga jeta në 26 nëntor 2014.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Transporti (teknika, teknologjia dhe ekonomia ne llojet e transportit) (1997)
  • Nëpër udhët e hekurta (histori nëpërmjet kujtimesh) (1998)
  • Transporti hekurudhor (infrastruktura, teknika, teknologjia dhe organizimi) (2000)
  • Nëpër udhët tona (histori nepermjet kujtimesh) (2001)
  • Për ku? (shtjellime filozofike – ekonomike – shoqërore) (2002)
  • Kohë roitjesh (përjetime të kohës) (2004)
  • Kronikë brezash (2005)
  • Sali Verdha, njeri i mirë dhe i shquar (jetëshkrimi) (2006)
  • Imja dhe jona (roman) (2007)
  • Kapërcim në kohë (tregim fantastiko-shkencor) (2007)
  • Ta mbrojmë dhe pasurojmë gjuhën tonë (2008)
  • Dashuria e vështruar pleqërisht (2012)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luan Babameto - Figura e shquar e transportit shqiptar [1]

Luan Babameto - Botime Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë [2]

Luan Babameto - Botime Logoreci [3]