Lucius Annaeus Seneca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bust i Senekës (Antikensammlung Berlin)

Lucius Aneus Seneka, (shpesh i njohur thjesht si Seneka, ose Seneka i Riu) jetoi rreth viteve 4 p.e.s. - 65. Ishte filozof, politikan, studiues natyre dhe dramaturg i Romës së lashtë dhe Erës së Argjendtë të letërsisë Latine.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lucius Annaeus Seneca lindi në Kordobë të Spanjës por pjesën dërmuese të jetës e kaloi në Romë. Fëmijërinë e kaloi nën Augustin dhe ndoqi një shkollim të bukur në retorikë ku e dërgoi babai i tij me qëllim që ta përgatisë për karrierë publike. Por, Senekën e tërhiqte filozofia që në atë kohë me të madhe pati kapluar shkollat e retorikës : Këtu ai ndoqi mësimet e pitagoristit Sotion i cili mes tjerash këshillonte mosngrënien e mishit, stoikun Atal, i njohur për predikimet e tij nga morali dhe cinikun Demetrius. I pasionuar nga kjo mënyrë asketike e jetës u sëmua dhe qe i detyruar të tërhiqet nga kjo formë e të jetuarit.

Pas kësaj kaloi një kohë të shkurtër në Egjipt e në të këthyer nën ndikimin e këshillave të prindit dhe filloi karierën e avokatit. Arijti shpejtë të shkëlqejë vet por të zbehë imperatorin Klaud i cili nën ndikimin e gruas së vet e dërgoi syrgjyn ne Korzikë për gjatë tetë vitesh. U këthye vetëm kur gruaja e re e Klaudit e thiri në Romë. Tani iu besua edukimi Neronit të ri ku edhe e zëvendësoi për gjatë pesë vitesh në rolin e konzullit : Me ritjen e nxënësit, Seneca tërhiqet dhe jepet pas studimit, mund të thuhet, kultivimit shpirtëror.

Fundi është pak sa i ngjajshëm me atë të Sokratit… I përzier në përgatitjen e një komploti (fakte të pasigurta) u dënua nga Neroni me hapjen e venave por vdekja vonohej kështuqë ju dha helmi e vdiq duke diktuar mendimet e veta. Në vdekje e përcolli edhe bashkëshortja e vet e cila nuk deshi të jetoj pa të.

Filozofia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Letra e pare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filolet.com [1]