Jump to content

Lufta e fundshekullit XX për Kosovën

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lufta e fundshekullit XX për Kosovën Gjinia: Histori. Autori: Ismet Hajrullahu. Shtëpia botuese: "Ura". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 384. ISBN 978-9951-512-45-9

Koment nga autori:

Shpallja e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008, nëntë vjet pas mbarimit të luftës çlirimtare, bëri edhe një hap përpara për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropën Juglindore. Me këtë akt, të themelimit dhe të njohjes së shtetit të Kosovës, pjesërisht mori fund precedenti i përgjysmimit territorial i trojeve etnike shqiptare, ndërsa historia shtetformuese e shqiptarëve hyri në një epokë të re, gjithsesi më shpresëdhënëse për kombin shqiptar, për shpejtimin e çuarjes deri në fund e përgjithmonë të zgjidhjes të së drejtës së kombit shqiptar sipas parimit: një komb, një shtet.