Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë shkruar nga Ismail Strazimiri doli në shtyp në vitin 2010 nga Shtëpia botuese: "Naimi". ISBN 978-9928-4017-1-7


Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik; informata dhe të dhëna që nuk gjenden në shkrimet teknokratike historiografike. Midis argumenteve themelorë ku shfaqet zbulimi i Ismail Strazimirit janë: përhapja e esadizmit nëpër Shqipëri; konflikti i anadollakëve me europeistët për qeverisjen e saj.

Ajo që sjell në kulturën historike shqiptare libri i Ismail Strazimirit është dëshmia se parësia shqiptare, nëse mund të kuptojmë me këtë klasën qeverisëse me pushtet politik të mbështetur mbi tagrin etnozakonor që për fat të keq vijon edhe sot, përgjatë kohëve nuk dëshmohet gjithnjë njëlloj, ka anën e vet të errët e të ndritur: në një brez ka arritur të bëjë shumë për vendin e në një brez tjetër ka dështuar ose i ka bërë të zezën atdheut. Dhe kjo provohet me dëshmitë e shërbyera prej autorit.

Libri është sot burim referencash për studiuesit e historisë shqiptare, midis të cilëve dhe albanologu i njohur Malcolm Noel.