Lumi i Tomoricës
Appearance
Lumi i Tomoricës është degë e Devollit, rrjedh në jug të rrethit të Gramshit. Ka gjatësi 41.7 km, sipërfaqe 376 km2 dhe lartësi mesatare 878 m. Në perëndim kufizohet nga vargu malor Tomor-Kulmakë dhe në lindje nga Koshnica dhe Çipa. Shpati i djathtë është më i gjerë dhe më i shtruar, ka shtrirje gjatësore të rregullt me drejtim të rrjedhjes nga veriperëndimi, me luginë të gjerë e me rrjet të dendur përrenjsh. Lumi i Tomoricës ushqehet nga mjaft burime nëntokësore karstike. Pranë derdhjes në Devoll në afërsi të Gramshit formohet një deltë e thjeshtë, e cila e ka bërë Devollin të zhvendoset nga e djathta.