Luto Refat Sadikaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luto Refat Sadikaj Ka lindur më 1 shkurt 1944 në fshatin Çorrush të Mallakstrës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë, për pilot reaktivi. Ai kreu detyra të ndryshme si komandues deri në detyrën e Komisarit të Regjimentit. Ra në krye të detyrës me datë 29.03.1982 ndërsa po ngrihej për fluturim me avion MIG-21. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228 datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.