Jump to content

Mërgim Mbretëror: Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mërgim Mbretëror: Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina Origjinali: Royal Exile. Gjinia: Histori. Autori: Neil Rees. Shqipëroi: Prof. Dr. Xhevat Lloshi. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 80. ISBN 978-1-84364-229-9

Mbi librin

Gjatë viteve 1920, një prijës shqiptar, me ndihmën e oficerëve në pension të ushtrisë Britanike, vendosi rend në vend. Në vitin 1928, ai mori titullin Mbreti Zog.

Në vitin 1938, Mbreti Zog shënoi arritjen më të madhe në aspektin e marrëdhënieve me publikun, kur u martua me konteshën e bukur amerikano-hungareze e cila mori titullin Mbretëresha Geraldinë. Mes dhuratave të martesës ishte edhe një një makinë Mercedes i kuq, dhuruar nga Hitleri. Mbreti me mbretëreshën u bënë me djalë në prill 1939.

Dy ditë pas lindjes së Princit Leka, italianët u dyndën dhe pushtuan Shqipërinë, prandaj familja mbretërore u arratis në mërgim. Ata përjetuan Blitz-in në Londër në hotelin Ritz dhe më pas u zhvendosën në Ascot në vitin 1941. Pjesën më të madhe të kohës së luftës ata banuan në Parmoor House, Frieth që ndodhej mes Henley-on-Thames dhe High Wycombe në Buckinghamshire, të Anglisë.

Drama e tyre zgjati edhe gjatë Luftës së Ftohtë pasi familja mërgoi në Egjipt, Francë, Spanjë, Rodezi dhe Afrikën e Jugut - duke kërkuar gjatë gjithë kohës përmbysjen e regjimit komunist, që kishte zëvendësuar mbretërinë. Familja u kthye në Shqipëri vetëm në vitin 2002.

Për herë të parë, ky libër tregon anën sociale të kësaj historie të vërtetë, duke u bazuar në kujtimet dhe fotografitë e dëshmitarëve të atyre ngjarjeve.