Jump to content

Mështekna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pemë e viseve të ftohta, sidomos veriut të Evropës. Në Republikën e Shqipërisë, rritet në lartësitë mbi 1200-1400 m, kryesisht në pllajën mbrapa malit të Gjallicës, kur dhe formon pyjet e vetme me mështekna në Republikën e Shqipërisë, si dhe pyje të përzier në malet e Librazhdit e Korçës. Ka lëvore të bardhë, me vija të përhimta ose të zeza.