Madras Cafe
Madras Cafe është një film triller indian me përmbajtje te spiunazhit politik me regjisor Shoojit Sircar dhe aktorët me rolet kryesore si John Abraham, Nargis Fakhri dhe Rashi Khanna. Filmi ben fjalë per periudhën e fundviteve te 80-ta (1980) dhe fillimin e viteve te 90'ta (1990), gjatë kohës së ndërhyrjes indiane ne luftën civile të Shri Lankës dhe dhe vrasjen e kryeministrit indian Rajiv Gandhi. Madras Cafe u lirua më 23 gusht 2013. Box Office India deklaroi se filmi bëri biznes mesatar. Filmi fitoi çmime kombëtare për audiografinë më të mirë për Nihar Ranjan Samal dhe Bishwadeep Chatterjee në 61 çmime kombëtare.
Subjekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas John Abraham, "Madras Cafe na sjell më afër atë që ndryshoi historinë politike të Indisë." Filmi i bërë në Indi dhe në Shri Lankë është një film triller me ngjarje spiunazhi politik ku bën fjalë për luftën civile në Shri Lankë. majori Vikram Singh (John Abraham) është një ushtar i forcave indiane i zgjedhur nga angjecia e inteligjences Research dhe Analysis Wing. Përderisa Udhëton me qëllim për të rrënuar rebelët LTTE, ai ngatërrohet me rebelët dhe politikën ushtarake.
Titulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi është titulluar fillimisht Jaffna sipas nje qyteti në Shri Lankën veriore. Ajo ishte riemëruar Madras Cafe, si komplot i vrasjes së Gandit i gjendur në kafene. Vendndodhja origjinale e kafesë nuk është specifikuar në film.
Produksioni dhe zhvillimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Nëse do kisha shkuar me këtë përmbajtje te dikush tjetër, ata s'do të më merrnin parasysh për shkak të ndjeshmërisë së subjektit që ka kjo përmbajtje. Nuk dua të përmend emra, por tre nga ta veç e kanë bërë atë. Askush nuk ishte i gatshëm ta prodhonin këtë film... Është shumë e guximshme nga ana e John Abrahamit dhe Viacom Motion Pictures qe vendosën ta bëjnë këtë." tha regjisori i këtij filmi Shoojit Sircar. John Abraham ceku se regjisori Shoojit Sircar ja tregoi atij përmbajtjen e Madras Cafe-s në vitin 2006 por nuk mundej ta realizonte. Sircar deklaroi se filmi është një punë, por ajo është bazuar në hulumtimet dhe ngjarjet e vërteta gjë që ka ngjashmëri me ngjarjet aktuale politike, që kanë të bëjnë me luftën civile dhe ideologjinë e një grupi rebel.
Rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- John Abraham si major Vikram Singh ishte i përzgjedhur nga Research and Analysis Wing të kryente operacionet ne Jaffna. Roli i është dhënë John Abrahamit për shkak të pamjes fizike të tij si dhe ai ka bërë ushtrime fizike të mëtutjeshme që t'i përshtatet rolit me përpikmëri.
- Nargis Fakhri si Jaya Sahni ishte një korrespodente britaneze në Shri Lankë (inspiruar nga shumë korrespodentë duke përfshirë këtu edhe Anita Pratap).
- Rashi Khanna si Ruby Singh, bashkëshortja e Singh-ut.
- Siddhartha Basu si Robin Dutt, shef i Research and Analysis Wing. Ai emëroi majorin Singh të marrë përgjegjësinë në operacionët që do të zhvillohen në Shri Lankë.
- Ajay Rathnam si Anna Bhaskaran, lideri i rebelëve LTF. Karakteri ngjan nga afër me Tigrat e lirisë të Tamilit me udhëheqesin Velupillai Prabhakaran.
- Prakash Belawadi si Bala, superior i majorit Vikram Singh-së në Jaffna. Gjatë qëndrimit të tij në Shri Lankë, Bala është i vetmi që ka informata të dorës së parë në realitetin e situatës. Sapo major Singh arrin të ekzekutojë operacionin e tij të fshehtë, Bala dhe ekipi i tij e ndihmon atë që të ketë qasje në vende dhe me njerëzit që janë të rëndësishmëm për të bërë operacione të suksesshme
- Tinu Menachery si një rebel tamiliane.
- Agnello Dias si ministër i Shri Lankës.
- Piyush Pandey si sekretar indian.
- Dibang si oficer.
- Leena Maria Paul si një rebele tamiliane.