Mafia
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne të këtij fenomeni e cilësojnë mafinë si "organizatë pushteti", duke vëne në dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta nga veprimtaritë e saj ilegale, por nga bashkëpunëtorët që kanë pozita në institucione të ndryshëm shtetërore sidomos politikanë.
Etimologjia e emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi mafia u përdor fillimisht Sicili për të përkufizuar organizatën "Cosa nostra".
Mendohet se fjala mafia mund të ketë disa origjina etimologjike :
Ndoshta vjen nga fjala arabe Ma-Hias që do të thotë "fortesi", duke e lidhur me fuqinë e anëtareve të kësaj organizatë.
Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe mu'afak, "mbrojtje ndaj te dobëtit", ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet te jeta nga dialekti toskan ku fjala "maffia" do te thotë "mjerim".
Sipas Xhuzepe Pitrè, një prej historianeve më të shquar italiane të traditës popullore, termi mafia ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjesë të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.
Për herë të parë fjala mafia ka hyre zyrtarisht në fjalorin italian në 1863, kur regjisoret di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skene "Mafiusi di la Vikaria", një drame qe u përkthye ne italisht, në gjuhen napolitane duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.
Në dramën e sipërpërmendur kamorristi, ishte një "burrë nderi", që hynte në një organizate për të pasur më shumë pushtet dhe superioritet. Mafia përmendet për herë të parë në prill të 1965 në një dokument zyrtar të nënshkruar nga prefekti i Palermos në atë kohë, Filippo Gualtiero.
Që nga ajo kohë kjo fjalë vazhdoi të hasej gjithnjë e më shumë në fjalorin e përditshëm dhe dokumenta të ndryshëm zyrtare. Shpesh Mafia shoqërohej nga një përkufizimi i shkurtër "organizate kriminale" me rrënje te thella në shoqërinë siciliane.
Mafia përshtat sjellje të bazuara nga një model të ekonomisë së shteti por është paralele dhe e nen. Organizatat mafiozen nxjerin fitime të mëdha ekonomike duke ushtruar veprimtari të jashtëligjshme si : trafik, falsifikime, kontrabande dhe prostitucioni.
Organizata Mafioze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Itali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga organizatat mafioze që veprojnë në Itali janë :
- Cosa nostra - Sicili
- Është themeluar në fillim të shekullit XVI megjithatë lindja e kësaj organizatë i atribuohet viteve të Luftës se Dyte Botërore kur amerikanet ndihmuan ringritjen e Mafie-s në Sicili. Shumë bosse italo-amerikane, të burgosur në Sh. B. A (si Lucky Luciano e Vito Genovese sa për të thëne ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA, dhe u lanë të lire në mënyre që ti siguronin mbështje në Itali aleateve. Sipas disa të dhënave më të fundit nga 'Eurispes rezulton se Cosa Nostra fiton çdo vit 8 milion euro nga trafiku i drogës, 2.841 milion nga investimet për pastrim parashe, 176 milioni nga prostitucioni, 1.549 milioni trafiku i armeve dhe 351 milioni nga gjobveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 13 miliarde euro.
- Camorra - Napoli
- Kjo organizate është themeluar nga mesi shek XVI. Fjala Camorra dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Me këtë përkufizim rezulton dhe në dokumentet e para ku kjo fjalë është hasur. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë 1735. La Camorra aktualisht vepron në 111 vende (përfshire këtu qytete dhe provinca), struktura e saj është e ngjashme me atë të Cosa Nostra ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Sipas disa të dhënave më të fundit nga "Eurispes" rezulton se çdo vit Camorra fiton 7.230 milion euro nga trafiku i drogës, 2.582 milion nga investimet për pastrim parashe, 258 milioni nga prostitucioni, 2.066 milioni trafiku i armeve dhe 362 milioni nga gjobveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 12,5 miliard euro.
Pervec Kamorres dhe Cosa Nostra-s në Itali veprojnë dhe disa organizatat të tjera mafioze ku mund të përmendim :
- Ndrangeta - Calabria
- Sakra korona Unita - Puglia Mafia e Katert
- Stidda - Sicilia
Botë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga organizatat mafioze më të njohura në botë janë :
- Organizatsya – Ish Bashkimi Sovjetik
- Kjo organizate e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në tre nivele :
- Grupe të vogla të përbëra nga 10-15 persona, të pavarur në mënyre direkt nga krerët e mafias.
- Brigadat e medhe që përbehen 200-300 persona të cilët drejtojnë grupet e vogla.
- Dhe të ashtuquajturit "Vjedhësit e ligjit" që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë së shumica janë avokate, mjeke, inxhiniere dhe politikane ata janë të afte të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike.
Mafia Ruse merret më shumë me trafik droge dhe armesh dhe është e shtrirë në të gjithë Evropën Lindore pa harruar dhe shtete si Franca, Zvicra dhe Italia.
- Yakutsa - Japoni
Çdo bande Mafioze në Japoni quhet yakuza por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si :
- Sakazukishiki, ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pire sakë nga gota e kryetarit.
- Irezumi – tatuazhi i cili duke qenë së është i ndryshëm për çdo bande dëshmon përkatësinë e anëtareve të bandave.
- Yubitsume – prerja e gjymtyrëve.
Në të tre ceremonitë e sipërpërmendura protagoniste janë oyabun (kapo), kobun (vartësit).
Në rast se dikush tradhton duhet që ti paraqitet shefit dhe në prani të pjesës tjetër të bandës të presë gishtin e tij, dhe ta ofroje atë të mbështjelle në një shami të bardhe. Në rast së ky veprim kryhet atëherë fajtori falet por në rast të kundërt atij i prihet koka nga vete kryetari.
- Cosa Nostra-s Amerikane, u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye :
- Emigrimi ne Sh. B. A i një numri të madh italianesh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marre me krime.
- Por edhe për shkak se shumë mafioze nga Sicilia për ti shpëtuar ligjit në Ili u detyruan të shkonin në Sh. B. A. Një rol të madh në largimin e tyre e pati zoti Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste i cili i persekutoi për një kohe të gjatë.
Zhvillimi i Cosa Nostra-s Amerikane mendohet të ketë ardhur për një sere aryesh nder të cilat mund të citojmë.
- Trajtimi i keq i shteti amerikan ndaj emigranteve italiane të cilët duke mos pasur asnjë lloj mbështetje financiare ishin të detyruar të kryenin aktivitete ilegale. Ligjet amerikane të viteve 30 që ndalonin alkoolin duke bërë që kontrabanda e tij të kishte një përhapje të madhe në territorin amerikan.
Kjo organizatë varej në mënyre të drejt për drejte nga Cosa Nostra Siciliana dhe janë pesë familjet në Amerikë që mbanin kontakt të ngushtë me krerët në Itali : familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy te fundit marrin pjesën më të madhe të fitimeve.
Organizata te tjera mafioze qe veprojnë neper Evrope janë :
- Mafia shqiptare,
- Mafia turke,
- Mafia nigeriane,
- Mafia bullgare,
- pa harruar këtu narkotrafikantët kolumbiane dhe Triadën e njohur Kineze.