Mahir Jaxhilar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mahir Yağcılar i lindur më 06.05.1961 në Prizren. Ka diplomuar në Universitetin e Sarajevës në lëmin e Inxhinierisë së Komunikacionit rrugor. Për pesë mandate radhazi është zgjedhur Deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet nacionale gjatë viteve 2001-2014. Në vitin 2007 është emëruar Ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më pas në 2011 është emëruar Ministër i Administratës Publike për t’u ri-emëruar përsëri Ministër i Administratës Publike në Dhjetor 2014.