Jump to content

Maja e Pikëllimës

Coordinates: 42°04′54″N 20°33′19″E / 42.081667°N 20.555278°E / 42.081667; 20.555278
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Maja e Pikëllimës është maje e maleve të Koritnikut, e cila ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë ose pjesën jug perëndimore të Kosovës dhe është 2,393 metra e lartë.[1] [2] [3]

Kjo maje është shumë e rëndësishme për komunitetin bjeshkatar, për shkak të pozitës së veçantë gjeografike. Në Jug-Perëndim të saj gjendet Gjallica e Kukësit, në Perëndim gjenden Liqeni i Kukësit si dhe Maja e Pashtrikut. Vet maja ka pamje dhe reliev shumë piktoresk dhe nuk ka thyerje të mëdha që e pengojnë ecjen. Pra, është shumë e përshtatshme për ata që duan të arrijnë këtë lartësi, pa ndonjë impenjim të madh, por edhe për ata që e duan fotografinë apo e kanë hobi studimin e florës, faunës dhe gjeografisë.

42°04′54″N 20°33′19″E / 42.081667°N 20.555278°E / 42.081667; 20.555278