Majdanozi i egër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Adiantum capillus-veneris, majdanozi i egër apo fieri i krojeve, është një specie fieresh e gjinisë Adiantum me shtrirje në gjithë botën. Kultuivohet si fierishte kopshtesh dhe si bimë vazoje.

Shpërndarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Adiantum capillus-veneris është endemik në Eurazi, Lindje të afërt, Azi perëndimore dhe Australi, si dhe nga jugu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri në Amerikë të Jugut. Haset dhe në dy zona veriore të Amerikës së Veriut pa lidhje me njëra-tjetrën, në Dakotë të Jugut në Sh.B.A. dhe në Kolumbinë Britanike në Kanada, në vende ku banjat e ngrohta termale lejojnë mikroklimë të ngrohtë. Gjendet në zonat klimatike të buta deri në ato tropikale me lagështi të lartë por jo deri në ngopje, nëpër baltishte apo zona gëlqerore, përfshirë këtu pyjet tropikale të shirave, shkurret dhe zonat e pyllëzuara me koniferë apo drunj gjethemëdhenj, si dhe në burime uji. Shpesh struket nëpër hije shkëmbinjsh ranorë apo gëlqerorë, duke parë nga jugu në hemisferën e jugut, dhe nga veriu në atë të veriut. Në Afrikë gjendet nëpër vendet e lagështa pranë rrymave ujore. Nëpër shkëmbinj ranorë, rritet në hije të plotë ose të pjesshme edhe kur është e pambrojtur.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Adiantum capillus-veneris arrin një gjatësi prej 15-30 centimetrash.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në jug të Francës, barinjtë e përdorin çajin e majdanozit të egër për të kuruar ulcerimet e gojës së bagëtive. Navahot e zonës së Kayenta-s në Arizona e përdorin atë çaj për disa pickime insektesh.