Makroskopia
Makroskopia përdoret zakonisht për të përshkruar sende trupore që janë të matshëm dhe të vëzhgueshëm nga syri i zhveshur. Kur përdoret për dukuri dhe sende abstrakte, përshkruhet qenësia (ekzistenca) në botë siç ne e rrokim atë. Shkalla makroskopike e gjatësive përgjithësisht mendohet afërsisht në kufinjtë 1 mm - 1 km.
Emërtimi makroskopik mund të lidhet edhe me një shikim ose pamje të gjerë, do me thënë një pamje të pranishme nga një këndvështrim i gjerë. Një send makroskopik mund të mendohet një tablo e madhe.
Emërtimi i kundërt i makroskopisë është mikroskopia.
Makroskopia në fizikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fizikë, makroskopia mund të jetë një veçori fizike e zbatuar në lidhje me çfarë vëzhguesi vëzhgon. Nëse dikush shikon një galaksi, një yll është një njësi mikroskopike në krahasim me atë, edhe nëse është shumë më i madh se ne në renditjen e madhësive.