Jump to content

Malësia (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Malësia, është revistë për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore. Numri i parë doli në janar të vitit 2005, në Podgoricë. Themeluesi i saj është Shoqata për kulturë dhe çështje shoqërore "Malësia". Kryeredaktori i revistës është Nikë Gashaj, politikolog e publicist.

Qëllimi parësor i revistës është që në faqet e saj të trajtohen çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Gjithashtu, dëshirohet të afirmohet mendimi humanist, dija dhe idetë, të cilat do t’i kontribuojnë përparimit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Rajon, si dhe ardhmërisë së tyre më të lumtur, për të cilën gjë të gjithë jemi pergjegjës dhe kemi nevojë. Pra, revista "Malësia" vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, me qëllim të pasurimit të kulturës e shkencës me njohje të reja dhe të nxitjes së shpirtit krijues të të gjithë atyre që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.

Revista "Malësia" është periodike dhe del një herë në vit. Është e renditur në sistemin ndërkombëtar të publikimeve me numrin ISSN 1800-5764.