Jump to content

Malësia e Dangëllisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Malësia e Dangëllisë Autori: Nasip Meçaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 232.

Malësia e Dangëllisë shtrihet në Krahinën Malore Jugore dhe bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës dhe Osumit, por pjesa më e madhe e saj përfshihet në pellgun e Osumit, me sipërfaqe 214 km². Ndodhet në një territor kodrinoro-malor dhe ndërpritet nga degët kryesore të Vjosës dhe Osumit, si: Lengarica, Lemnica, Kreshova dhe një numër degësh të tjera më të vogla. Ndodhet ne qarkun e gjirokasters . Në hartimin e kësaj monografie kemi përdorur të dhënat e nxjerra nga ekspeditat e kryera në terren, fletë-anketat e organizuara me banorët dhe të dhënat e nxjerra nga shfrytëzimi i buletineve për klimën, hidrografinë, dherat, mbulesën bimore, kafshët e egra, etj. Qëllimi kryesor është që të japim një studim sa më të hollësishëm, duke përfshirë të gjithë përbërësit e peizazhit gjeografik, veçoritë themelore të relievit dhe individualitetin që e karakterizon atë, krahasuar me zonat fqinje, duke u përqendruar te faktorët relievformues të tillë, si: klima, hidrografia, mbulesa e dherave, flora dhe fauna, ndikimi i njeriut, etj. Malësia e Dangëllisë në nivel rrethi dhe qarku përbën një studim pilot sa të veçantë, aq dhe të hollësishëm në fushën e gjeografisë së aplikuar, gjeomorfologjisë, mjedisit, turizmit malor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, popullsisë dhe kushteve social-ekonomike, mjedisit kulturor me vlera aplikuese dhe shkencore, do të thoshim edhe për biodiversitetin, biologjinë, ekologjinë, pylltarinë, mjekësinë popullore, infrastrukturën fizike dhe sociale, etj. Vëmendje e veçantë i është kushtuar problemeve mjedisore dhe veçanërisht cenimit të biodiversitetit, erozionit, braktisjes së zonave malore dhe rreziqeve të degradimit të tokave bujqësore, etj.