Jump to content

Malësia e Lurës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Malësia e Lurës ndodhet në kufirin midis rretheve të Dibrës, Matit dhe Mirditës me majën më të lartë Kunora e Lurës (2121 m). Relievi është shumë i copëtuar nga përrenj malorë. Ka gropa të gjera, si Fushë-Lurë, Lanë-Lurë, Krej-Lurë etj. Mbi lartësinë 1500-1600 m ruhen gjurmë të shumta të akullimeve të kuaternarit në trajtë cirqesh. Në shpatin lindor, i njohur me emrin Nezhda e Lurës, disa nga këto cirqe janë kthyer në liqene (12). Midis tyre më kryesorët janë: Liqeni i Madh, Liqeni i Zi, Liqeni i Luleve etj. Kunora e Lurës për bukuritë e saj të rralla, visoret e shumëllojshme malore dhe liqenet alpine, përbën një nga viset turistike më të njohura të vendit.