Jump to content

Mali i Brarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mali i Brarit është mal në Bashkinë Tiranë, në veri të Malit të Dajtit nga i cili ndahet nga gryka e Lumit të Tiranës, ose siç njihet me emrin Shkallët e Tujanit. Maja më e lartë e Malit të Brarit është 1220 m mbi nivelin e detit. Bën pjesë në Parkun Kombëtar të Dajtit. Në rrëzë të malit ndodhet fshati Brar, nga e merr edhe emrin mali. Maja jugore që është edhe më e larta, njihet si maja e Brarit ose Mali i Brarit, kurse maja veriore, që është më e ulët, njihet si Maja e Priskës së Vogël, për shkak të fshatit Priskë e Vogël që ndodhet në rrëzë të kësaj maje. Mali i Brarit është i veshur me bimësi të ndarë në kate: bimësi mesdhetare (mare, shqopë), brezi i dushkut, dhe brez panje me tek-tuk ndonjë ah në lartësinë mbi 1000 m. Mali vuan nga prerjet e shumta dhe vëniet e zjarreve nga barinjtë dhe banorët vendas, duke dëmtuar kështu florën e faunën e malit dhe duke rritur gërryerjen.