Jump to content

Mali i Dajtit

Coordinates: 41°23′04″N 19°55′27″E / 41.384450°N 19.924173°E / 41.384450; 19.924173
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mali i Dajtit

Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra.[1] Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron mjaftueshmërinë e ditëve me diell, e për konsekuencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr 9248, dt. 6.2.1966, ka sot një sipërfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektive zgjerimi deri ne rreth 11000 ha. Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë. Mali i dajtit eshtë cilesuar si mushkria e Tiranës. Siper ne maje mund te shikosh te gjithe Tiranen.

Mali i Dajtit nga mbrapa

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Dajti – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

41°23′04″N 19°55′27″E / 41.384450°N 19.924173°E / 41.384450; 19.924173