Mali i Gramozit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mali i Gramozit

Mali i Gramozit (shqip: Gramoz, Mali i Gramozit, arumune: Gramosta, Gramusta; greqisht: Γράμος ose Γράμμος) është një varg malor në juglindje të Shqipërisë dhe veri të Greqisë. Në Shqipëri atë e përfshin rrethi i Kolonjës ndërsa në Greqi prefekturat e Janinës dhe Kosturit. Mali është skaji verior i vargmaleve Pindit dhe arrin lartësinë 2.523 mbi nivelin e detit. Emri i tij vjen nga komuniteti arumun i Gramosit në Prefekturën e Kosturit dhe banohet nga arumunë, shqiptarë dhe grekë.

Autostrada GR-20 (Kozhan - Konicë - Janinë) është në juglindje ndërsa rruga shtetërore SH-75, që lidh Korçën me Leskovikun, nga veriperëndimi. Gjatësia e malit është 25-30 km nga veriperëndimi në juglindje dhe gjerësia shkon nga 5 km deri 20 km nga jugperëndimi në verilindje.

Të dy lumenj të rëndësishëm të Shqipërisë, Osumi dhe Devolli, burojnë në shpatet veriore të Gramosit. Pjesa greke e malit ishte bastion dhe strehë e forcave komuniste të ELAS-it gjatë Luftës Civile Greke dhe vend i betejës madhore përkatëse në vitin 1949.