Mali i Hekurave
Appearance
Mali i Hekurave ndodhet në Alpet Shqiptare në rrethin e Tropojës, me lartësi 2561 m. Shtrihet midis luginës së mesme të Valbonës në verilindje, pellgut të Tropojës në juglindje dhe pellgut të Nikaj-Mërturit në jugperëndim. Cirqet e shumta akullnajore, që shtrihen gati në të gjitha anët e tij, i kanë dhënë majës një formë të mprehtë piramidale dhe zbresin shkallë-shkallë në luginën e Motinës nga verilindja, në lugun e përroit të Liqenit te Ponarit nga juglindja dhe lugun e përroit të Sylbicës nga perëndimi. majat kryesore të tij janë ajo e Alshizës (2295 m), maja e Zezë (2424 m) dhe maja e Dhive (2332 m).