Jump to content

Mali i Konjakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Konjaku është mal në Bregdetin e Poshtëm mbi fshatrat Borsh e Piqeras duke arritur në majën e Piksës dhe atë të Lugjeve (1140 m dhe 1046 m). Pjesa e ulët e shpatit perëndimor përbëhet nga kodra të buta flishore, ku vende-vende veprimtaria gërryese e dallgëve të detit ka krijuar gremina 100-150 m të thella, si dhe një rrip të ngushtë plazhi zallor. Pjesa e lartë e Konjakut përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të karstëzuar e pothuajse të zhveshur nga bimësia. Druri më i përhapur është valanidhi që formon pyje të rrallë, sidomos në faqen perëndimore.