Mali i Lucës
Appearance
Mali i Lucës ndodhet në skajin verior të pellgut të Delvinës (rrethi i Sarandës), në kufi me rrethin e Gjirokastrës, me një nga majat më të larta (1833 m) të pjesës jugperëndimore të Shqipërisë. maja piramidale e Lucës mbizotëron mbi viset rreth e rrotull, është e mbushur me borë deri në fillim të verës. Në këmbët perëndimore dhe lindore dalin burime të shumta karstike, më i madhi prej të cilëve është burimi i Tatzatit, ushqyesi kryesor i lumit të Kalasës. Faqet e malit të Lucës janë të veshura me shkurre mesdhetare e ilqe në pjesën e ulët dhe pjesërisht me bredh në anën verilindore. Ka kullota të pasura.