Mali i Miçanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mali i Miçanit ndodhet në pjesën juglindore të vargut malor Tomor-Kulmakë-Miçan në kufirin e rrethit të Skraparit dhe të Përmetit, me lartësi 1581 m.

Është i ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë e nga flishi dhe ngrihet menjëherë në formën e një koni të çrregullt me shpate asimetrike: shpati perëndimor është më i butë, kurse ai lindor shumë i pjerrët.

Kurrizi i malit përshkohet nga çarje të shumta gjatësore e tërthore, ka edhe mjaft gropa karstike. Bimësia është e rrallë. Ka kullota të pasura verore.