Jump to content

Mall (Poezi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mall Kategoria: Poezi. Autori: Luan Kurti. Shtëpia botuese: Botimet Kumi. Viti i botimit 2009. Faqet e librit 91. ISBN 978-99956-48-36-7

Poezitë e këtij libri i këndojnë në mënyrë tepër të hollë e të ndjeshme, jetës, ndjenjave të holla, dashurisë për gruan, fëmijët, prindërit, ëndrrave rinisë së hershme, iluzioneve që ato lanë pas, me një përkujdesje dhe nostalgji e cila krijon lëndën, motivin, pikënisjen për të sotmen dhe të ardhmen. ..Ja disa nga vargjet e poezisw e cila mban dhe titullin e librit....

...Ah, malli po më djeg,

s'ka për mua paqe, qetësi,

varka ëndrrave mbeti në breg,

pamëshirë mes dallgësh, në stuhi.

...Ah' malli po më djeg,

si një tokë pa ujë e zhuritur,

po më fiken yjet dalngadalë,

brengën time kurrë s'ke për ta ditur!

Poeti i kushton një vëmendje të veçantë temës sociale, jetës së vështirë të njerëzve të thjeshtë, të cilët në këtë xhungël urbane, apo rurale, në një terren të egër, ku konkurenca nuk njeh rregulla loje dhe aq më pak mëshirë, përpiqen të ruajnë ekzistencën e tyre...Një nga këto poezi është edhe "misërpjeksja". ..Poezitë janë klasike, me rima të ngrohta, ku ndihet ndikimi kryesisht I poezisë ruse, por edhe poezi me vargje të lira, poezi të stilit migjenian, që trajtojnë me një pathos të veçantë tema dhe ide të mëdha të kohës sonë, larg shtampave dhe imitimeve...Janë poezi të një lloji krejt të veçantë, rikthimi I vlerave më të mira të motmoteve, që ndoshta në rendje të modernizmave letërsia e sotme i ka harruar...