Mallkimi i gjuhës shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mallkimi i gjuhës shqipe është një term që i refereohet fjalëve të Fillaretit, dhespotë i Kosturit i (Kisha ortodokse greke), më 20 shtator 1892, në mallkimin e tij ndaj Rilindasit Petro Nini Luarasi dhe iniciativës së tij për të hapur shkolla shqipe dhe zëvendësuar gjuhën greke në liturgji me atë Shqipe.

“....I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi , në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston...Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve... Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes...“