Mangëza
Appearance
(Përcjellë nga Mançeta)
Mangëza është pulla përthekuese e mangëve të këmishave dhe bluzave. Pullëmangëza e parë në Evropë duket të jetë parë diku në shekullin e XVII, mirëpo përdorimi i gjerë i tyre ka filluar në vitin 1840. Këto pulla krijoheshin me punë dore nga ari dhe që nga viti 1860 edhe me qelibar të ndryshëm e dekorime tjera të çmueshme.
Mangëza në teknologji përdoret për të emërtuar copa të gomës, lëkurës, plastikës etj., e që shërbejnë si izolues tek makinat lëvizëse dhe që efekti i izolimit të tyre rritet me anë të ndrydhjes.