Manga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull ka te beje me vizatimet komike te krijuar ne Japoni, Manga është term japonez, për kuptime të tjera shiko Manga (kthjellim).


Fjala "Manga" e shkruar në kanxhi nga Seasonal Passersby (Shiki no Yukikai), e vitit 1798, nga Santō Kyōden dhe Kitao Shigemasa.

Manga është emërtimi për vizatimet komike të botuara nëpër libra ose revista të ndryshme, kryesisht nga animues japonez me tema të ndryshme[1]. Manga vizatohen nga mangaka[2] . Ndryshe nga filmat anime, këto revista te animuar të njohur ndryshe si manga, morën famë dhe fituan popullaritet diku pas viteve 50[3]. Zakonisht, historitë e ilustruar në libra ose revista, ndiqet nga një serial anime (shembull Dragon Ball Z ose Oh My Goddess!) dhe anasjellas (shembull Cowboy Bebop)[4]. Jo si rregull, shpesh manga ndjek një zhvillim të ngjarjeve krejt ndryshe nga serialet paralele anime (shembull Tenjou Tenge ose Outlaw Star)[5].

Ne Japoni mangat lexohen nga te gjitha moshat. Janë te përfshira disa zhanera te ndryshme : romance, sport-lorja, historike, drama, komedi, fantashkencë, mister, horror, erotik[6]. Historitë manga zakonisht printoheshin bardhe e zi, megjithëse ekzistojnë dhe mangat me ngjyra[7]. Ne Japoni mangat botohen ne seri nga revista mangash ku një botin përmban disa histori qe prezantohet si një episod, duke u vazhduar me pas ne botimin e rradhes[8]. Një artist Manga (mangaka ne japonisht) punon me disa asistente ne një studio te vogël dhe eshte i lidhur me një kompani botuese[9]. Nese seritë e një mange janë shume popullore, mund te animohen (Anime).

Si lexohet një manga tradicionale. Shembulli nga manga Lilim Kiss.

Ashtu si u përmend më lartë, mangat e kanë origjinën e tyre nga Japonia, megjithatë ekzistojnë edhe shumë lloje të tjera stripesh me karakteristikat tipike të mangave që e kanë origjinën nga vende të ndryshme si ShBA, Gjermani, etj. Kuptohet që ekzistojnë ndryshime orientuese (në tema dhe vizatime) midis mangave publikuar në Japoni dhe vendet e tjera. Në titujt amerikan ka ngjashmëri të shumta ku titujt më të spikatur janë Amazing Agent Luna, Aoi House, Captain Nemo (manga) e të tjera. Këto njihen në Amerikë edhe si Amerimanga ose ndryshe njihen edhe si OEL Manga (Original English-language manga).

Mangat origjinale si rregull lexohen nga e djathta në të majtë, ndërkohë që disa publikues të ndryshëm evropianë dhe amerikanë kanë tendenca t'i publikojnë librat e tyre në mënyrë që lexuesit të lexojnë nga e majta në të djathtë. Publikues të tjerë vazhdojnë të botojnë përkthimet e tyre në mënyrën tradicionale. Pra edhe vetë libri fillohet nga fundi duke u shfletuar në fillim.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Encarta Dictionaries Online: Japanese comic books or cartoons: a Japanese style of comic books or animated cartoons, often very violent or erotic
  2. ^ Cituar nga: Furniss, Maureen. "Animation." Microsoft® Student 2008 (DVD). Redmond, WA: Microsoft Corporation, 2007.
  3. ^ Marrë nga: http://www.activeanime.com/html/content/view/3221/57/
  4. ^ Marrë nga lidhja: www.dw-world.de nga the majority of manga comics sold in Germany are translations of Japanese originals, approximately 20 percent of manga were sketched in Germany...
  5. ^ Marrë nga lidhja: www.dw-world.de nga manga scene in Germany has more thematic variety than the original Japanese comics...
  6. ^ Formati PDF: http://www.gomanga.com/manga/pdf/catalogue_2009.pdf
  7. ^ http://www.animenewsnetwork.com/encyclopedia/lexicon.php?id=99 nga A.N.N (Anime News Network)
  8. ^ Shiko për më tepër: Shembull i ilustrimeve. seksioni Historia nga artikulli Lilim Kiss.
  9. ^ Holly Ellingwood, "Advance Review of The Reformed:" at activeanime.com. "First let me say that since the rise of original English language manga (commonly referred to as OEL), I have been waiting for one that does a solid job of looking, feeling and reading like a manga."

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]