Amazing Agent Luna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kapaku i volumit të dytë të mangës Amazing Agent Luna.

Amazing Agent Luna (në shqip Agjentja e Mrekullueshme Luna) është një serial manga amerikane në gjuhën angleze, shkruar nga Nunzio DeFilippis dhe Christina Weir (gjithashtu edhe autorët e "Hand of Destiny"), me artin nga Shiei. Ajo është botuar nga Seven Seas Entertainment. Vëllimi i parë i mangës, "Agjentja e Mrekullueshme Luna" ishte një nga botimet e para të publikuesit Seven Seas Entertainment (nga shtatë manga të tjera të po këtij lloji). Në korrik 2005, "Amazing Agent Luna", u bë i pari serial i këtij publikuesi, që do të kishte vëllimin e saj të dytë.

Historia vërtitet rreth Lunës e cila është rritur duke u stërvitur si super agjente nga forcat qeveritare në një laborator. Për të zbuluar një plan shkatërrues, Luna dërgohet në një shkollë gjimnazi për të bërë hetimet përkatëse. Luna e gjen veten krejtësisht të papërgatitur ndaj jetës shkollore, në raportet shoqërore dhe rivaliteteve të zakonshme.

Manga ka gjithësej 5 volume, ku një volum i zakonshëm ka afërsisht 192 faqe. Ajo është cilësuar si Teen (12+), me formatin e zakonshëm manga, B&W [1]. Sipas Anime News Network, kjo është një nga tre mangat më të shitura të Seven Seas EntertainmentShBA. [2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]