Shko te përmbajtja

Marash Mirashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marash Mirashi, poet dhe gazetar i njohur shqiptar. Një ndër më të talentuarit e brezit të tij, që në fillim të viteve '90. Autor i katër librave me poezi. "Viset e dhimbjes" 2005, "Britmat e muzgut modern", 2021, "Fjongo në qiell" 2021 dhe "Moderniteti i ajrit", 2023. Pjesëmarrës në disa antologji poetike.Ka botuar botuar poezi që nga mesi i viteve '80, në shtypin letrar. Autor i rreth 1000 reportazheve në televizion dhe shtypin e shkruar.

MARASH MIRASHI Marash Mirashi u lind në Lezhe, më 4 shkurt 1964. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe pasi mbaroi shkollën e mesme, kryen edhe studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Kamzës në degën agronomi. Pasioni i tij për gazetarinë e nxiti të angazhohet me mjaft artikuj në shtypin e kohës dhe nuk është aspak rastësore që u anga-zhua si gazetar tek gazeta e pavarur “Koha Jonë” përkrah mjaft figurave të spikatura të gazetarisë së sotme shqip�tare, njëri prej të cilëve është edhe vetë ai me emisionin mjaft fa�moz në RTSH “Hapësirë e Blertë”.

Fillimet e tij si gazetar, vetë Marashi i kujton me plot nostal�gji dhe në vitin 2016 shkruan kështu: “Sot mbushet plot një çerek shekulli nga 11 maji i largët i vitit 1991, kur unë nisa punë si gazetar në "Koha Jonë" pikërisht në ditën e themelimit të kësaj gazete si e pavarur. 25 vjet mes shtypit të shkruar dhe atij televiziv më kanë njohur me mijëra njerëz, më kanë dërguar në mijëra vende, por unë nuk do të harroj kurrë Lezhën dhe kolegët e bashkëpunëtorët e parë Nikoll Lesi, Zef Pergega, Martin Leka, Alfons Zeneli, Aleksander Franggaj, Edmond Kaçeli, Zef Shtjefni e të tjerë miq, me të cilët krigjuam një vepër monumentale, siç është "Koha Jonë". Mirënjohje për të gjithë ata që ndër vite punuan në këtë gazetë!” Natyra e tij prej gazetari dhe talenti i shfaqur që në fillimet e tij të punës aty, i dhanë shtysa, jo vetëm ta përfeksionojë dhe të arrijë majat më të larta të gazetarisë, por edhe ta njohë më nga afër natyrën dhe jetën e shoqërisë shqiptare. Ai pasqyroi realittetin e kohës përmes shumë artikujsh të shkruar, por edhe reportazhesh mjaft të spikatura dhe të ndjekura me shumë kureshtje e kënaqësi nga lexues të shumtë anë e kand Shqipërisë, qoftë kur punoi tek gazeta “Koha Jonë”, qoftë kur u inkuadrua si gazetar e fotoreporter tek Radio Televizioni Shqiptar me emisionin e tij mjaft të shikueshëm “Hapësirë e Blertë”, por edhe përmes shumë artikujsh të ilustruar me pamje dhe të botuar për një kohë të gjatë në gazetën “Standard”. Ka bashkëpunuar, gjithashtu edhe në gazetat “Alternativa SD” si dhe “Sindikalisti”,gjithashtu ka botuar ne vitet 1983 deri 1992 dhjetera poezi ne gazetat Studenti i Bujqësisë dhe Zëri i Rinisë. Etj.

Me stafin e gazetës “Koha Jonë” Duke e njohur mirë terrenin, duke e njohur mirë jetën, nuk kishte sesi të mos spikaste edhe shpirti i tij prej artisti të lindur e ta shpaloste atë edhe përmes shumë krijimeve letrare e sidomos në gjininë e poetikës ku ka botuar katër vëllime mjaft të bukura poetike: Viset e dhimbjes, botuar ne vitin 2005, Britmat e muzgut modern, Fjongo në qiell, Moderniteti i ajrit dhe së fundi romanin Brirët që janë pritur mjaft ngrohtë nga qarqet 2 letrare dhe lexues të shumtë të tij të cilët kanë shprehur vlerësimet e tyre mjaft të larta për vlerat e mrekullueshme artistike, për gjerësinë dhe thellësinë e mendimit të shprehur përmes atyre poezive brilante, për tematikën e gjerë e të shumanshme të kapur e të trajtuar aty me shumë sens e ndjenja të fuqishme. Aty gjen poezi mjaft të bukura dhe që të lënë mbresa të pashlyeshme duke të të mbetur në kujtesë gjatë e duke të lënë shije të mrekullushme artistike. Libri Viset e dhimbjes është ndarë në pesë cikle ku spikasin poezitë e fëmijërisë, ato të gjimnazit, lirikat e dashurisë dhe këngët e vitit të mbrapsht '97. Ai ishte ndër librat më të shitur në panairin e librit që u zhvillua në vitin 2005 ku në promovimin e tij morën pjesë mjaft personalitete të letërsisë bashkëkohese dhe mes tyre edhe poeti i shquar lezhian Ndoc Gjetja e mjaft të tjerë. Poeti Marash Mirashi është ballafaquar që herët me poezinë si krijues i talentuar i saj, ndaj shpesh ka paraqitur edhe në faqet e shtypit mjaft poezi herë pas here. Por edhe kur ishte ende nxënës i shkollës ai shkroi poezi dhe renditeshin në rrethet letrare të shkollës ndër më të bukurat, ndaj nuk është pa domethënie edhe një poezi e asaj periudhe kohore që mësuesi i tij i letërsisë ia kishte ruajtur dhe ia dërgon shumë vite më vonë 3 atij e poeti, duke e falenderuar mësuesin e tij për këtë postim shprehet: “Ish mësuesi im i letërsisë, e kishte ruajtur këtë poezi timen, me fanatizëm! Unë e kisha harruar me kohë, por ndieja se diçka e madhe më mungonte! Është ndjesi e jashtzakonshme kur një krijim i yti i para 37 vjetëve të vjen, për të të thënë se jeta në të vërtetë është shumë e shkurtër! Po e publikoj të pandryshuar, autentike, për ju miqtë e mi! VDEKJA E LAHUTARIT Në perëndim të diellit, Dha frymën e fundit... Njerëzia mbeti pa fjalë Teli i lahutës mbeti Pa gishtat e gjatë virtuoze! Kënga e qyqes larg në pyll Nisi mortin e mnershëm, Lumenjtë shteruan, Nuset e reja i gërvishtën faqet Lajmëtarët u nisën vrik në viset e Malësisë! Kumti është i randë Nesër Asht dit’ zijet Lahutari nuk i bie ma Lavdës Zanin ia ka marrë deka! Nuk mundena me k’ndua Por as me kjajtë S’mundena! Hej zot i madh Të ecësh gjithë jetën mbi telin e lahutës E në fund Është hall i madh me hy në dhe... A thua vdekjet vijnë Për të na provuar A dukemi të bukur kur qajmë Pikërisht njeriun Që ka kënduar Trimërinë e burrave? Në perëndim të diellit Ka mbyllur sytë lahutari Ka ndalur përgjithmonë frymën Dhe lojën e gishtave Mbi nje tel Të hollë, delikat Si rruga e vetme nga kalojnë Trimat Që po rrallohen përditë! Kjo poezi autentike e poetit Marash Mirashi, mjaft e bukur e vitit 1982, tregon një fillim rrugëtimi mjaf dinjitoz të tij drejt poezisë, ndaj e paraqita këtu të plotë dhe pa komente. Libri Britmat e muzgut modern me poezi plot patos e sens poetik, ashtu siç e cilësuam edhe më lart, ka tërhequr vëmendjen e mjaft lexuesve, por edhe të kritikës letrare të ditëve tona. 4 Kështu, studiuesja e letersisë Emi Krosi, duke hulumtuar rreth këtij libri, në një vlerësim kritik të saj me një temë të titulluar: Britma e “tmerrit modern” në shoqërinë e venitur shqiptare, në poezinë e Marash Mirashit, pasi bën një ekspoze të poezisë shqiptare në përgjithësi, duke iu drejtuar librit të Marash Mirashit shkruan: Poeti Marash Mirashi, duke qenë një gazetar shëtitës, për vite me radhë në të vetmin ekran kombëtar të shqiptarëve TVSH-së, njeh çdo skutë të vendit tonë, por edhe mentalitetin e shoqërisë tonë, ndaj edhe libri: “Britma e muzgut modern” (Mirashi: 2021) derdh neorealizmin e poetit, duke e ndarë librin në katër pjesë: a) statujat nuk ëndërrojnë ndryshimin e motit, (me [14] poezi) b) këmbana fatesh të trishta, ([14] poezi) c) lumenjtë kanë mbetur vetëm, ([11] poezi) d) refrenet e vitit të çmendur 1997, ([10] poezi). Libri hapet me poezinë “Burri i ditur i qytetit”, ku pas një përshkrimi të qytetit të çmendur, me lloj-lloj shtresash sociale, dhe gjithëfarëlloji vesesh dhe huqesh, duke epitetuar në formë enumeracioni, metaforash (Fogelin: 1988) nëpërmjet vargjeve: silueta hyjnore sa vjen e shuhet/rrugëve mes njerzve, në thellësi/burri i ditur i këtij qyteti/është i dënuar /me vetmi, f.10, që në fillesë ironia e poetit është shtrirë horizontalisht dhe vertikalisht, një ndërthurje mes njëmendësisë dhe socioreales, gjatë rrugëtimit të tij poeti. Në poezinë: “Refreni fatal”, vargjet: përditë dëgjoj si përpëlitet,/shpirti i mbytur i shoqërisë/ në një filxhan kafeje/ mbi tavolinë, f. 15 poeti ecën mbi plojën e ironisë, (Jankélevitch: 1999), se një shoqëri që vetëm vegjeton si një amfib, që zvarritet, që mënjanohet, që ironizon, që fshihet, që hesht, që fle, që luan melodramën e fatit të tij kolektiv, kurrë nuk do të ketë qytetërim dhe përparim. Poezitë: “Lavazh i trurit”, “Ibrahimi”, “Jetë nate në metropol”, “Adoleshentët”, “Në Roling Hills nuk ka aristokratë”, tematika socile është e mprehtë, sa vetë satira ku ironia kërkon një farë vëmendje, (Parker: 2011), poeti në mënyrë intensive përpiqet të 5 “zbutë” lexuesin, duke e ndarë qenien e tij në tre: [unin tim/ të vërtetën/ (britma ime)], se potretizimi i “maskës” reale shoqërore, vjen edhe nga vargu: në këtë qytet, shiu i imët/njësoj lag statujat, si njerzit/.../Një tingull këmbane nga Kisha e Shën Palit/vjen deri tek busti i Papa Vojtilës/.../të mbytur në kafene,/thashetheme , marrëzi/në këtë qytet/me jetë monotone/nën shi/ f.22, nga poezia: “Statujat nuk ëndërrojnë ndryshimin e motit”, kemi një përthyerje një përrrokje që na sjell krahasimin apo pranëvënien me tjetër poezi atë të Bardhyl Londos, (Krosi: 20121), (de)kodimi dhe (ç)mitizimi i qytetit, si dhe (de)kodimi i metaforës së shiut, ku simbolika e ujit ka po ashtu katër aspekte ciklike të ujit (shiu, burimet, lumenjtë, deti e bora), si katër periudhat e jetës, (rinia, pjekuria, pleqëria e vdekja) se vargjet: në këtë qytet, shiu i imët/njësoj lag statujat, si njerzit/.../Një tingull këmbane nga Kisha e Shën Palit/vjen deri tek busti i Papa Vojtilës se shiu/uji është një dukuri natyrore që rilind jetën, por edhe si pastrim moral dhe katarsis, apo si pagëzim që për besimin e krishterë/ortodoks (simboliozn rilindje dhe pastrimin emocional) nga Gjon Pagëzori, por edhe në besim islam, në Suren Furkan, “ edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër” (El Furkan: 1989 ), por vetë “shiu” simbolizon, trishtimin, ankthin, refuzimi, dëshpërimin, nëpërmjte vargut: në këtë qytet/me jetë monotone/nën shi/, duke tranferuar besimin në (mënyrë përmbysëse), si ndeshje ironike metaforike, (Hamon: 1996). Pamja e Shqipërisë, migjeniane, dyzohet edhe ndaj depresionit kolektiv, ku teknologjia, luksi, interneti, ka sjellë “skllavërim” njerzor në fasoneri, në ndërtim, në minierë, që nën smogun e Tiranës, rendin, vigjëlojnë, mëtojnë, mëkatojnë, iluzonojnë, vrapojnë, emigrojnë, kjo pamje surreale, mes ekzitencializmit dhe ekspresionizmit nëpërmjet vargjeve: kapanoni i ftohtë gumëzhin/nga metali i makinerive modrene/që rrëzuan dhunshëm, pa mëshirë/ kalanë ilire të mbretërisë tënde, f. 45, nga; “Skllavja e bisnesit fason”, duke na servirur këto tematika të forta sociale si: a) tematikat dhe problematika,(varfëria, mjerimi, papunësia, prostitucioni, fataliteti, stresi etj.), 6 b) përshkrimi i personazheve, (adoleshentët, fëmijët e rrugës, vajzat dhe gratë e fasonerive, studentët, intelektualët, moralisët, dhe (anti)patriarkalistët ), c) idetë poetike (kritika kundër sistemit social-shoqëror, politik dhe fetar) d) vizionet mbresore rrëfyese (indiferenca individuale, politike dhe intelektuale nga njëra anë, “plogështia” dhe frenimi shoqërore nga ana tjetër), e) mjetet stilistikore shprehëse, (ironia, sarkazma, grotesku ). Letërsia postmoderniste shoqërohet me tone ironike dhe tallëse, shoqërohet shpesh edhe me sarkazëm, edhe si ironi e fjalës por edhe ironi e situatës, (Dado: 2020), është një teknikë rrëfimi (më shumë romanor) meqë e vë lexuesin para qëndrimit emocional, të trajtohen dukuri sociale dhe shoqërore, në mënyre ironike dhe satirike. Ironia shkon deri në paradoksin postmodernist, në formë edhe distance kritike me realitetin, se poezia është thjesht gjuhë e ngarkuar me kuptim deri në shkallën dhe natyrën shenjore, (Wilde: 1981), pa pretenduar se përgjigja specifike për lexuesit, mund të ketë “emocione” të lumtura apo trishtuese, pa arritur të kuptojmë kuptimin parësor të poezisë. Poezitë që shpalojnë “pamje mjerane migjeniane” vozitin nëpër faqet e librit, ashtu si poeti shëtitës në atdheun e tij të çmendur nga grykësia, të përçudnuar nga një demo(n)kraci të një tranziconi të mbrapshtë, ku edhe vetë ëndërrat janë të frikshme. Poezitë si: “Nëna e dhembshur nga rrethina metropolitane”, “Punëtori me mëditje i qytetit”, “Makinisti i qytetit pa tren”, “Pikturë vjeshte në fshatin pa njerëz”, “Ullinjtë e kakomesë”, “Tanku taksi”, “Udhëtimi i gazetarëve në vitin ‘97”, poeti nëpërmjet marrëzisë tonë kolektive, babëzisë për të “pushtuar” toka dhe prona, nëpërmjet ngushtimit të hapsirave tona, në emër të moderniteti dekodon shenjat e metaforës së marrisë; - metafora e marrëzisë së mjerimit (“Në oborin e fëmijëve të varfër”, vargjet: në oborr mbërritën njerëz me eskortë/ makina të shtrenjta, kamera, flokë me llak/qese me oriz, miell, makarona/ dhe kutërbimi parfumit nga pas, f.62), 7 - metafora e marrëzisë së ikjes në emigracion, (“Diçka e çuditshme po i ndodh diellit”, vargjet: ata po ikin/ me çanta mbi shpinë/plot tesha/që s’do të mjaftojnë/ për të fshirë lotët, f.74.) - metafora e marrëzisë së zbrasjes së fshtatit, (zonat rurale), (“Pikturë vjeshte në fshatin pa njerëz”, vargjet: ka mbërriur vjeshta në atdhe/një vjeshtë e gjatë/e tmerrshme/ku bien gjethet/njerëz dhe gjethe, f.77), - metafora e marrësizë kolektive të vetvrasjeve, (“Tanku taksi” vargjet: tanku më i çuditshëm në botë/tanku-taksi, f.96), - metafora e marrëzisë të vdekjeve danteske, (“Nusja e re në autobuzin e Ferrit”, vargjet: muaji i mjaltit/ishte mijëra kilometra larg/autobuzi ishte i vitit 1988/marrëzia e vitit 1997!, f.103). stili i poezisë moderniste, ka për qëllim që të bashkojë të gjithë copërat vizuale, në një njësi unike dhe origjinale, me dy pole të gjuhës; atë metaforike dhe atë metonimike, duke indentifikuar stilin individualist të poetit. Si përfundim: poezia e gazetarit Marash Mirashi, është një poezi që ndërthur realen me surrealen, ironinë dhe sarkazmën, sepse vetë shoqëria shqiptare akoma rrok gjithë marrëzinë tonë tridhjetëvjeçare, ka mundur të luftojë, për lirinë dhe qenësinë e tij, si thelb i ekzistencializmit njerëzor, por që shoqëria jonë është sa indiferente aq edhe naive, egoiste, duke e quajtur marrinë dhe thashethemin si modrenitet dhe jo si difekt dhe mungesë karakteri dhe përgjegjësie shqërore. Një mesazh ky, që përçon poezia; një popull që harron historinë, ka mundësi të përsëritë të njëjtat gabime në të ardhmen. NË ROLLING HILLS NUK KA ARISTOKRATË Një natë yjesh të largët nderet mbi "Rolling Hills"-in shqiptar, Por askush nuk do të zgjohet aristokrat nesër Askush, nuk mund të bëhet i tillë për një natë! Askush nuk është aristokrat në "Rolling Hills"-in me bukuri të frikshme Rezidenca mbi të cilën Ngrihet mëngjeseve një re e dendur parfumi 8 Teksa mbi makina hypin lloj-lloj këpucësh, kravatash, Dhe çanta të modës së fundit! Ne "Rolling Hills"-in shqiptar, poshtë nëntokës së tij Arkeologët nuk kanë zbuluar mure të vjetra, gurë të mëdhenj Ndonjë qytetërim të mëparshëm... Gjithçka është e re, e ngritur shpejt Si brenda natës! "Rolling Hills"-i shqiptar, një rezidencë luksoze Me sipërfaqe të mëdha, me kurba banimi Pa dinjitetin e shtëpisë tiranase me mure të vjetër qerpiçi... Këtu nuk mund të bëhesh aristokrat brenda natës Jeta e prindërve, gjyshërve mund të të vijnë në ëndërr, Dhe ti mund të bësh në Rolling Hills Një gjumë të çmendur! Kjo poezi e përfshirë tek ky vëllim poetik shpreh një sarkazëm të theksuar të poetit që stigmatizon luksin mediokër të kohës moderne përmes një paralelizmi, paraqet atë fallsitet të shfrenuar të realitetit shqiptar përmes vargjeve: "Rolling Hills"-i shqiptar, një rezidencë luksoze/ Me sipërfaqe të mëdha, me kurba banimi/ Pa dinjitetin e shtëpisë tiranase/ me mure të vjetër qerpiçi... Pra dukshëm dhe me forcë e paraqet atë luks falls që paraqitet simbolikisht përmes rezidencës Rolling Hills pa një dinjitet, pa dinjitetin e shtëpive të vjetra, por fisnike tiranase. Duke e para�qitur këtë paralelizëm si dhe përfundimin se askush nuk mund të bëhet aristokrat pse mundet të flejë një natë në atë rezidencë, shpreh mllefin për salltanetet e panevojshme të atyre që paratë i derdhin lumë, por shpirtin e kanë gjithmonë të ngushtë e aspak 9 aristokrat, përkundrazi, fisnikëria rrjedh përmes thjeshtësisë, përmes atyre shtëpive të vjetra tiranase, bërë prej qerpiçi. Ashtu siç e kemi cilësuar edhe në një rast tjetër, për krijimtarinë e Marash Mirashit kanë dhënë vlerësimet e tyre kritike mjaft lexues dhe dashamirës të poezisë në përgjithësi dhe të këtij poeti në veçanti. Kështu, këtu më poshtë po e paraqesim vlerësimin e njërit prej tyre në mënyrën autentike të paraqitur nga ana e tij. Dashamir Dini Lezhjani Marash Mirashi, eshte publicist shumë i njohur, por edhe një nga poetët me kumbues të kohës sonë. Krijimtarija e Tij, ka një nivel të lartë estetik. Ajo spikat për mendi�min, frymën lirike, figuracionin e asimilueshëm dhe këndvështrimin e veçantë. Gjetjet poetike të Marashit, zhvillohen nëpërmjet detajesh poetike të goditura, që i japin poezisë një ritem progresiv, gjer në mbyllje. Fundet e poezive të Tij, kanë gjithmonë një perceptim emo�cional sugjestjonues, me veçantitë e gjetura befasuese dhe mjaft mbresëlënëse. Ai punon në gjigandin mediatik publik, RTSH dhe jeton në Tirane. Ju ftoj të prezantoheni me Të, nëpërmjet kësaj poezie! Në vazhdimësi po paraqesim edhe disa poezi nga ky vëllim poetik të përzgjedhura dhe po e fillojmë pikërisht me poezinë hapëse të këtij vëllimi poetik. BURRI I DITUR I QYTETIT Në qytetin me mjegull e diell, u shfaq silueta e tij Me pallto të gjatë, hapa të matur, flokë të thinjur. Një erë e lehtë ia valëvit shallin Si një flamur të vogël të çuditshëm. Mes njerëzve, ecën njeriu i ditur i qytetit. Dantja, Nikolla Koperniku, Migjeni Buda, Bethoveni, Neruda I shkruhen në sy. Mes rrëmujës urbane Në rrugën me zhurma, smog, bori. Makina luksi, pasanikë të rinj, kafene 10 Zgjojnë përçudshëm këtë qytet të çmendur. Burrit të ditur s'ia kanë nevojën E askush s'ia di emrin. Në qytetin e çmendur, burrit të ditur Nuk ia hedh sytë njeri. Por ecja e menduar këtë mëngjes Është më shumë se një shfletim libri. Silueta hyjnore sa vjen e shuhet Rrugëve, mes njerëzve, në thellësi... Burri i ditur i këtij qyteti Eshtë i dënuar ...Me vetmi! Dy tablo që paraqesin një kontrast të frikshëm: nga njëra anë ai, njeriu i ditur që shkon ashtu i harruar në vetminë e tij, “i dënuar me vetmi” siç thekson poeti dhe në anën tjetër një qytet i rrëmujshëm, i zhurmshëm dhe i ngarkuar me makina luksoze që zgjojnë qytetin e çmendur; dija dhe injoranca në kontrast me njëra-tjetrën, pse njerëzit janë indiferentë ndaj njerëzve të ditur, janë të dhënë çmendurisht pas anëve materiale: “Makina luksi, pasanikë të rinj, kafene/ Zgjojnë përçudshëm këtë qytet të çmendur.” pra pasanikë të rinj janë pjesa më indiferente, ajo pjesë që mbin si kërpurdha pas shiut dhe popullojnë kafenetë plot tym, ndërsa “...burrit të ditur/ Nuk ia hedh sytë njeri”.Përmes mjaft epitetesh të gjetura dhe me krahasime të bukura portretizohet figura hyjnore e njeriut të ditur që, jo vetëm duhet respektuar e nderuar, por edhe vlerësuar maksimalisht për atë çka ai është, për bagazhin e dijeve që zotëron, se ai: “Është më shumë se një shfletim libri”. Në brumin e tij përshkruhet: “Mes njerëzve, ecen njeriu i ditur i qytetit./ Dantja, Nikolla Koperniku, Migjeni/ Buda, Bethoveni, Neruda/ I shkruhen në sy”, ndaj dhe silueta e tij është hyjnore dhe poeti e thekson dukshëm këtë gjë. Po ashtu, përmes mjaft enumeracionesh, ashtu siç pikturon portretin e njeriut të ditur, portretizon edhe jetën e rrëmujshme të qytetit: “Në rrugën me zhurma, smog, bori. Makina luksi, pasanikë të rinj, kafene...” 11 Një pamje të trishtë kontrastesh na e paraqet edhe tek poezia “Kënga e trishtimit shqiptar” ku përmes mjaft paralelizmave të gjetura: nga njëra anë na paraqet trishtimin e qeparizave në muzgje si dhe të dallëndysheve që u kthyen dhe gjetën foletë e rrënuara nga babëzia e oligarkëve që ngrejnë kulla madhështore për veten e tyre; nga ana tjetër “Portretet e gjyshërve u bënë grumbuj qerpiçi…” si dhe “Qan shpirtin e saj të copëtuar një tjegull,/ Rrëzuar nën trarë të rëndë”. Kjo poezi e gjatë, e shtrirë në tetë pjesë, pasqyron pjesë-pjesë nga një tabllo të trishtueshme që shtrihet gradualisht nga fati i natyrës së përdhunuar nga dora mëkatare e njeriut e deri tek fati i njerëzve të thjeshtë “Krenarisë së tyre të marrë peng,” që enden rrugëve të botës “Qaj fatin tim, aeroporteve të botës./Parisi, Amsterdami, Londra, Berlini, Milano/ Mendojnë se jemi sirianë, turq”,e nënvizon, jo vetëm fatin e shqiptarëve, por edhe përbuz�jen e botës ndaj tyre. Poezia është gatuar në mjaft figura të bukura letrare, sidomos metafora të bukura, krahasime të gjetura e simbole të veçanta, siç është Lahuta, simbol i eposit tonë legje�ndar. Epitetet metaforike, gjithashtu janë të shumta dhe mjaft shprehëse. Për më shumë, pa komente të tjera të hollësishme, po e paraqesim të plotë këtu më poshtë: KËNGA E TRISHTIMIT SHQIPTAR 1 Këndoj trishtimin e qiparisave në muzg, Dallandysheve që u kthyen prej vendeve të largëta E nuk e gjetën folenë poshtë pullazeve Që u shembën, për të ngritur kulla oligarkësh. Portretet e gjyshërve u bënë grumbuj qerpiçi… Qan shpirtin e saj të copëtuar një tjegull, Rrëzuar nën trarë të rëndë. 2 I këndoj pyjeve që i shkretoi zjarri i verës së shkuar Sorkadheve, që ikin përlotur lëndinave të vajzërisë. Sa shumë tym, në këtë vend të kaltër. 12 I këndoj dhimbjes së kristaltë të lumenjve Që i morën më dhunë nga shtretërit antikë E i futën tubacioneve. Zanat e eposit, që kriheshin e laheshin mbi lumë Qajnë fatin e tyre. Gjëma më e madhe që u kanë parë sytë. Lumenjtë e kanë humbur krenarinë Të nënshtruar, rrjedhin në një tub pa jetë. 3 I këndoj klithmës së natyrës dhe valëve të detit Që përplasen Ngrehinave të larta, ngritur në rërë Si barrierë ndaj horizonteve që nuk i shohim më. Natyra do të rikthehet një ditë Dhe do të luftojë për lirinë e saj. 4 I këndoj njerëzve të thjeshtë, Krenarisë së tyre të marrë peng, Turmave urbane që rropaten në miniera, fasoneri Punëtorëve mbi skela që ngrenë kulla të larta, Për pasanikët e rinj. Shqipëria reale gulçon Si një stacion urbani Që përherë vonohet. 5 Mbi kuaj legjendash Unë, shqiptari i mijëvjeçarit të ri Rend përmes qiejve me shi dhe erë. Humbas të gjitha betejat që gjyshërit fituan dikur. Kthehem i mundur dhe qaj fatin tim Me kokën ulur. Qaj fatin e trishtë të identitetit. 6 Në eter përhapen lajme të çuditshme. Lahuta nuk është më e jona. 13 Na e morën! Bjeshkët ngrenë krye dhe pyesin: Po Gjergj Fishta, kur shkruajti “Lahutën e Malësisë" A e kish fjalën për ne, Malet madhështorë të veriut…? Drita e hënës luan me majat e qiparisave Një qyqe vetmitare këndon trishtimin në muzg. Askush në këtë vend S’meriton një këngë me lahutë! 7 Qaj fatin tim, aeroporteve të botës. Parisi, Amsterdami, Londra, Berlini, Milano Mendojnë se jemi sirianë, turq, Tek lexojnë emrat tanë, Mazllum, Rifat, Ismail… Trembur presim një vulë kalimi Për të kërkuar azil. Ku e ke krenarinë, bashkëkombasi im Me flokë të kërleshur Si stërgjyshërit në betejën e Albulenës? Ti që ke fituar gjithmonë Rri si i zënë rob Përtej sportelesh… Kujt ia ke lënë lumin e fëmijërisë, pyjet, lëndinat Këngën e zogjve… Kur gjumi të kaplon ashtu i lodhur, A sheh ëndërra? Në çfarë gjuhe i sheh, A të vjen nëna dhe të vë dorën në ballë Dhe të flet: ah, biri im Kam mall! 8 Qaj fatin e qiejve të vendit tim Ku zogjtë nuk shtegëtojnë më si dikur. Një simfoni luajnë qiparisat 14 Si violina të trishta në muzg. Edhe tek poezia “Nusja në autobusin e ferrit” na jep një realitet, sa të hidhur, aq edhe të frikshëm për shoqërinë shqiptare: NUSJA NË AUTOBUSIN E FERRIT Autobusi ndaloi “Mbledhësi i florinjve” U shfaq në derë: Unazë, vathët, Varset..... Ose jetën....! Në pak minuta Gruas së bukur i mbetën Nën tmerr, nën mënxyrë Vetëm puthjet E natës së fundit Mbi fytyrë....! Tek poezia e shkurtër “Adoleshentët” përmes kontrastesh e me�taforash të goditura pasqyron polarizimin e shoqërisë shqiptare: ADOLESHENTËT Ata kanë andrra ma të mëdha se kullat që keni ngritur ju S'kanë prona në bregdet dhe makina luksi Prindërit e tyre i kanë duartë plot me kallo. Ballin gjithë rrudha. Nuk kanë llogari bankare në parajsat fiskale E vetmja parajsë e tyre është mosha. Mbi jetën e tyre rrëshqasin me dhimbje Melodinë e trishtë të dhimbjes. Me mjaft dhimbje pasqyron edhe fatin e romit të vogël që rropa�tet rrugëve të qytetit me një refren tingëllues e grishës për mbije�tesë dhe ai refren herë është me nota të forta, herë me tinguj vaji, se "qyteti nuk po i hedh më lavatriçet" e romi simpatik nuk ka më mundësi jetese. KËNGA E HEKURISHTAVE TË VJETRA Në mëngjes herët dëgjohet kënga e romit simpatik Hekuraaaa! Lavatriçe të vjetraaaa! Kush ka me shiiiitë? Hekra! Soba të vjetra! Mbi karrocë grumbulli i hekurishtave si art post modern. 15 Një rom i vogël shtyn lamshin e hekurt që kërcet. Trishtueshëm dëgjohet kënga e hekurave dhe e lavatriçeve të vjetra Mirëpo qyteti nuk po i hedh më lavatriçet, Prandaj dhe djali këndon e qanë gjithë ditën. Lavatriçe t'vjetraaaa! Edhe poezia tjetër me titull "Makinisti i qytetit pa tren" pasqyron një tabllo sa të dhimbshme, aq edhe të trishtë. Në një enumera�cion përshkruan një botë të kaluarë, një botë nostalgjie që: "Nën asfaltin e bulevardit të ri/ Flenë përgjithmonë kujtimet, pritjet, ndarjet./ Përcjelljet, lotët, malli, puthjet". MAKINISTI I QYTETIT PA TREN Në stacinin e dikurshëm të trenave që s'është më Mbështetur me shkop shfaqet, ai, Makinisti i vjetër. Nën asfaltin e bulevardit të ri Flenë përgjithmonë kujtimet, pritjet, ndarjet. Përcjelljet, lotët, malli, puthjet. Makinisti merr frymë thellë Një frymë gulshuese si uturima e një lokomotive të vjetër. Tek poezia "Liria është gjithnjë në arrati" përmes alegorisë së hapur që në vargjet e para të saj dhe pastaj në një thirrje të drejt�përdrejtë: "Liria asht kafsha e etur në shkretëtirë./ Vrapo dhe mbërrije!"se: "Nëse nuk e mbrrin, askush s'do të ta fal!" nënvizon faktin se ajo duhet fituar me forcë, se nuk të bëhet dhuratë nga askush. Përmes plot metaforash dhe epitetesh të bukura metaforike e pasqyron më së miri fizioniminë e lirisë njerëzore. Të tilla janë: Liria asht rendja e kafshëve në shkretëtirë; Liria asht gjithnjë në arrati; Liria asht fitorja ndaj frikës; Liria asht kafsha e etur në shkretëtirë; etj si dhe epitete: kafshë të robëruara, marrëzisë kolektive, turmave urbane, kafsha e etur, etj si dhe ndonjë krahasim si: si rrebelë. Gjithashtu aty duket edhe përdorimi i anaforave, d.m.th. përsë�ritja e së njëjtës fjalë, apo togfjalshi në fillim të disa rreshtave 16 siç është "Liria asht" që përsëritet në fillim të çdo fjalie. LIRIA ËSHTË GJITHNJË NË ARRATI Liria asht rendja e kafshëve në shkretëtirë Në kërkim të ujit para se ata të përfundojnë në kopshtin zoologjik Ku për të parë kafshë të robëruara Duhet të paguash taksë. Liria asht gjithnjë në arrati Larg marrëzisë kolektive, turmave urbane, Nëse nuk e mbrrin, askush s'do të ta fal! Liria asht fitorja ndaj frikës, Se mund të na kenë shënuar si rrebelë E që kurrë s'duartrokitëm Nuk veshëm asnjëherë kostum Jetuam me rrok dhe xhinse. Liria asht kafsha e etur në shkretëtirë. Vrapo dhe mbërrije! Kjo poezi, si shumica e poezive të Marash Mirashit, është shkruar me varg të lirë, pa një metrikë strikte në numër rrokjesh të caktuar, apo me rima të fiksuara, por përmes mjaft efektesh poetike si aliteracionesh e ritmikash, si edhe me një figuracion të pasur shpreh bukur idetë që autori kërkon të paraqesë aty. Vëllimi poetik "Fjongo në qiell" përmban 71 poezi lirike dhe është i ndarë në 5 cikle: "Dielli i fëmijërisë lind përditë"; "Stina e dhimbjes pa nënën"; "Dikur këputa një mollë"; "Askush nuk i del zot hënës"; "Plagë mbi lëkurën e trungut". Le t'i shohim disa nga poezitë e tjera këtu më poshtë pa komente dhe analiza të veçanta. Vetë lexuesi, përmes këtyre poezive mund ta shijojë fuqinë e artit poetik të poetit Marash Mirashi. 17 VERANDA PA NANEN Motin tjetër, do vijnë dallëndyshet, serish E unë, kam me u kenaqë pa prajtë, Por aty s'ka me kenë prapë nana E unë, kam me u plakë tu kjajtë! Pranvera, e di, mendueshëm do vijë Në këtë skaj të bekuar të botës Ku gjithçka ka me u dukë andërr Veç mjegullës dhe luleve të mollës! Ka me rrjedhë lumi fushave përmes N'shoqni cicërimash mbush' me gjelbrim Ka me djegë dielli, e ka me nxe Tu e ba avull, lotin tim. Dimni, pa fund, ka me i shty ditët Me erë, acar, shi e rrëbesh Po me ty, nanë, bashkë do të ndajmë Atë pak prill që mbeti mes nesh. N'vjeshtë, kanë me ikë prap dallëndyshet Prej ksaj verande lyer me diell, Veç shpirti yt e sytë e mi Në t'njëjtin vend do t'jenë, në qiell! Kjo poezi në formën e një elegjie me plot nota dhimbjeje, kushtuar nënës së tij ndarë nga jeta, përmes paralelizmash të gje�tura shpreh thellësisht ndjenjat e dhimbjes, por edhe adhurimit ndaj natyrës me gjithë bukuritë e saj pavarësisht pikëllimit që ai ka për mungesën e nënës së tij: E unë, kam me u kenaqë pa prajtë,/ Por aty s'ka me kenë prapë nana/ E unë, kam me u plakë tu kjajtë! dhe pak më tej: Ka me rrjedhë lumi fushave përmes/ N'shoqni cicërimash mbush' me gjelbrim/ Ka me djegë dielli, e ka me nxe/ Tu e ba avull, lotin tim. Pra, natyra që gjallon hareshëm nga njëra anë dhe në kontrast me të lotët e tij që dielli ia bën avull me rrezet e tij për�vëluese. Nga ana tjetër edhe metaforat e bukura e plotësojnë kë�të tabllo mjaft kolorante kontrastesh: kam me u plakë tu kjajtë si dhe: Pranvera, e di, mendueshëm do vijë. Po kështu, si ardhja e dallëndysheve në pranverë, ashtu edhe ikja e tyre në vjeshtë, të njëjtën gjë do të lënë pas, mungesën e nënës në jetën e poetit, mungesë që e përjeton keq, përmes dhimbjes e pikëllimit. Megjithse një poezi pa një metrikë strikte, përsëri duket një rre�gullsi e veçantë aty. Është konceptuar si poezi jo monokollonë, por e ndarë në strofa katërvargëshe me numër jo strikt rrokjesh, 18 çka e çon drejt vargjeve të lira. Gjithashtu vëmë re se ka tenden�ca për t'i rimuar vargjet me rima të alternuara, por jo të plota, pa�si mund të shohim se ka një skemë rimimi ABCB, çka nën�kupton se vargu i dytë i strofës dhe i katërti rimojnë plotësisht, ndërsa vargu i parë me të tretin nuk kanë ngjashmëri tingujsh. Këtë dhimbje e shpreh sa herë i jepet rasti, ndaj me forma të tjera e shfaq edhe tek poezia: VIZITË NË PARAJSË U ktheva! Tani jam një fije bari e porsambirë Në tokën ku prehet nëna ime! Shiu dhe vesa Njësoj na lag Të dyve. Rritemi bashkë Unë Dhe nëna ime! Një parajsë E pafund Me bar Dhimbjeje! DIKUR KEPUTA NJE MOLLË Ende e ndiej Zhurmën e hapave të çartur të rojes Tek më ndiqte Me një shkop të stërmadh në dorë Kur në pemëtoren në anë të Drinit Unë fëmija, Këputa një mollë. Frymëmarrjen time, Hapat e shpejtë E thirrjet gulçuese të rojes Për të mos e kafshuar mollën Ende i ndiej! Këputa njëherë Në kopështin e ndaluar në Buzëdrin Rrëmbimthi një mollë Qe bëhej më e kuqe dhe ëmbël Nga tërbimi i rojes! Tash, kohët kanë rrjedhur Bota ka marrë tjetër formë Por, rojet me hapa të çmendur, janë po ata Si atëherë kur këputa një mollë! Edhe tek kjo poezi që në dukje paraqet një nostalgji të poetit në moshën e tij të fëmijërisë, del ideja se pak gjë ka ndryshuar në jetën shqiptare dhe kjo duket sidomos në dy vargjet e fundit që simbolikisht paraqesin, jo thjesht një roje pemtoreje të dikursh�19 me, por njerëzit në përgjithësi, madje edhe ata që sot kanë push�tetin dhe e drejtojnë jetën e shoqërisë shqiptare: Tash, kohët kanë rrjedhur/ Bota ka marrë tjetër formë/ Por, rojet me hapa të çmendur, janë po ata/ Si atëherë kur këputa një mollë! BUZËT Etja me zbret mbi buzë dhe digjet poshtë një dielli që pikon mall... Nje tufë zogjsh ikin përgjatë qiellit, pa kthim. Unë, pi trishtimin e të gjitha stinëve Që më bëhet ujë. Etja ime Që ike kaq shpejt, Buzët e kujt po i bën zhur? Pa kthim, ikin zogjtë përgjatë qiellit, Shqyer prej reve, Si kanotjere fëmijërie... Etja ime Ku shkove Mbi ç'buzë Bën hije? Një poezi e ndërtuar me varg të lirë dhe mbi një shtrat metafo�rash mjaft të bukura: Etja me zbret mbi buzë dhe digjet / poshtë një dielli që pikon mall...; pi trishtimin; Shqyer prej reve,;Mbi ç'buzë/ Bën hije?; etj, si dhe ndonjë krahasim: Si kanotjere fëmijërie... e nga ana tjetër përmes dy pyetjesh retorike a më mirë njërës që përsë�ritet në dy forma gati të ndryshme, shpreh gjendjen e tij emocio�nale nga një mall i pashuar. TANI JAM REJA Duke parë retë në qiell krijoja figura të çuditshme që shpesh më ngjanin më pas frynte një erë që m'i shpërndante retë duke e tretur portretin tënd 20 me fytyrën tënde. Sytë, balli dhe buzët ishin prej reje të bardhë, edhe e qeshura jote ishte një re që shprishej ngadalë në qiell. nëpër qiell. Kur retë shfaqeshin përsëri unë rikrijoja portretin tënd që jetonte derisa niste era. Tani retë janë bërë shi unë nuk kam më çfarë të ndërtoj prap fytyrën tënde të bukur buzët, ballin, flokët. tani jam reja! Paralelizmi në portretizimin e personit që i mungon me anë të fi�zionomisë pamore të reve ku bardhësia e tyre mishërohet në fy�tyrën e personit anonim që pikturon me atë kolorit dhe që erërat ia trazojnë e ia shprishin herë pas here. DEHUR I nxora në diell kujtimet e lagura prej motit të keq. dështimet, udhët, sukseset dhimbjet, vuajtjet gëzimet iluzive të vërtetat qiellore pluhurin e yjeve hënat e ngrëna hënat e plota... I nxora në diell kujtimet e lagura tash dehem prej avujve... Një poezi e shkurtër përmes një lumi enumeracionesh mjaft të bukura dhe shumë shprehës. MINATORI Poshtë shkëmbinjve Pranë rrënjëve të bardha Te një luleje që akoma s'kish çelur E gjetën minatorin në një ditë marsi Tek shtërngonte Në grushtin e akullt Një gur! Në xhep nuk kishte Iphone As lekë për drekën që nuk e bëri kurrë. 21 Në buzë i ish ulur dhimbja e ikjes nga bota, Nga dora po i lirohej një gur. Në lajmet e darkës në eter u shpërndanë Fytyrat stampe, fjalët klishè Integrimi, Europa, progresi... Kostumet, kollaret Këmishat e bardha Mashtrimi e vesi! Minatorin e përcollën dhimbshëm Guri mbeti! Pasqyrim i një tragjedie njerëzore që përsëritet e përsëritet pa pra e nuk di të ndalet: minatorë që për bukën e gojës së kalamaj�ve të tyre të uritur mbesin galerive të minierave për të mbushur xhepat e oligarkëve të babëzitur. Vdekjen gtragjike të tij askush nuk e vë në rendin e parë të ditës. Lajmet s'e kanë pikë kryesore, pasi rendin e parë e zënë: Fytyrat stampe, fjalët klishè/ Integrimi, Europa, progresi.../ Kostumet, kollaret/ Këmishat e bardha/ Mashtrimi e vesi! e Minatorin e përcollën dhimbshëm/ Guri mbeti! HENA, UNE DHE KEMISHA E VJETER Po ajo, është hëna e fëmijërisë, Sytë e mi janë po ata. Të dy bëjnë dritë Hëna dhe sytë! Tani që jam rritur Hëna është më pranë meje. Briri i saj Ma shqyen këmishën e vjetër! Hëna dhe unë prej kaq motesh Luajmë bashkë, flasim Fshihemi pas reve Pas maleve, pemëve! Nuk humbasim kurrë, Sepse të dy kemi dritë Sa për të arnuar Këmishën e vjetër! Një pranëvënie e bukur dhe e harmonizuar e dukurive të natyrës dhe shqisave të poetit, sidomos sytë: Sepse të dy kemi dritë.dhe Luajmë bashkë, flasim/ Fshihemi pas reve/ Pas maleve, pemëve! me një varg dyfish enumeracionesh: një palë foljesh dhe më pas një enumeracion emrash. 22 EKZOTIKE E PANEVOJSHME Gjethet e fundit te pemës së trishtimit, gjethet heshtake po rrëzohen pa zhurmë në origjinë, po bien përtokë... O pema ime që mbive papritur si një fik i egër mbi një mur të vjetër... pema ime me fruta të çuditshëm, ekzotika ime e panevojshme! Jam muri yt! VEGIM FËMIJËRIE Shirat e fëmijërisë mbi supet tona të brishta binin paprerë. Bubullimat na buçasin ende... A të kujtohet kur thoje Po qan Zoti? Dhe ne që besonim verbërisht pa pyetur pse... Ah...po ka ikur kohë e gjatë e unë jam bërë zot i lotëve të mia. një gjysëm jete për të besuar naivitetin fëminor... EMRI MBI XHAM Dikur e shkruaja emrin tënd mbi avullin e xhamave... Poshtë germave, sajoheshin lotë që binin pa zhurmë... Rrëshqisnin, derisa emri shkërmoqej... Atehëre unë e shkruaja përsëri emrin tënd mbi xhama të tjerë, mbi avull me mollëzat e gishtave të mi. Vija e rrëkezave si lotë poshtë germave më çudiste gjithnjë... Tashmë prej kohësh mbi xhama s'ka avull... 23 Moderniteti i ajrit është një vëllim tjetër poetik i poetit e shkrimtarit të spikatur Marash Mirashi. Poezia moderne dhe me mjaft domethënie përmes metaforave mjaft të goditura shpaloset aty me një rrjedhshmë-ri të mahnitshme që e bën lexuesin të ndiej emocione të mëdha e të papërshkrueshme. Nudoja dhe kënga e ulkonjës shkrihen një me mjegullën që mbulon realitetin e kohës. Kjo, nga an tjetër na kujton shprehjen "Ujku mjegull do!", ndaj poeti duke e pasur parasysh këtë, ka krijuar këtë poezi plot kolorit metaforash të bukura: "mjegulla bie mbi nudo"; "ulkonja kafshon copa mjegullash"; "ulkonja ndryn epshet"; "drita feks shpateve të nudos"; etj., tek poezia me titull Mjegull mbi nudo që po e paraqesim këtu më poshtë: Mjegull mbi nudo Mbi nudo ra mjegulla. Kënga e ulkonjës dëgjohet ethshëm lugjeve me copa mjegulle ndër dhëmbë. Shpateve të nudos feks drita e zbehtë e një dielli të vogël mbi komodinë. Ulkonja e nginjun ndryn epeshet ndër strofulla në një gjumë të rëndë si dimër. Edhe tek poezia Fantazmat simbolikisht ka paraqitur fantazinë që sjell metafora kur kapsat e rrobave në telin tharës i krahason me fantazmat, apo ato paraqiten si fantazma duke pickuar për beli fustane grash. 24 Fantazmat Prej telave në ballkon vijnë britma therëse fustanesh të kaltër. Një dorë gruaje mbledh një nga një fantazmat që maskohen si kapse. Si këto raste kemi edhe tek poezitë e tjera që po i japim këtu më poshtë të plota që lexuesi mund t'i vërejë vetë në modernitetin e tyre përmes metaforash mjaft të bukura. Valsi i Kantinës Fëmijëria e hardhisë mbeti telave varur si spirale. Tani është bërë grua që vallëzon brenda gotës me takë të lartë në duart e një burri që mbështet buzët mbi qelq. Thëngjinj të verdhë Luledielli ka nisur të thinjet Por ajo ende beson tek e verdha. Nuk e ndjek diellin sheh veç nga rruga me shpresë se Van Gog, mund të shfaqet prapë për të pikturuar thëngjinj të verdhë mbi kapuçin e rënë përmbys. Galeri Endacaku doli nga kornizat e pikturës së vjetër, sajoi një strehë Në dorën e zgjatur askush nuk hedh një monedhë. 25 me kanavacë për gjysmën e mbetur të natës. Në ankandin e artit askujt s'i dhemb kolla e vjetër ngjyrë okër. Gruaja dhe kali në shi Me krifën e qullur përmbys, kali i lagur në shi sheh tej pasqyrës zonjën me tharësen që i hingëllin mes flokëve që tunden poshtë e lart si krifë. Gruaja sheh pas shpinës së saj jelet e lagura të kalit në shi. Gruaja than avullin mbi pasqyrë. Tatuazhi i vjetër Tatuazhi yt prej trëndafili nuk lulëzon më, petalet janë rrudhur shpatulla e djathtë, bie erë herbarium. Vetëm gjembat që therin kanë mbetur nga rinia e trendafilit mbi shpatull. 26 NOKTURN I KUQRREMTË Gaforrja e kuqe e detit numëron ditët e javës mbrapsht, duke nisur nga e diela. Një palë gjurmë mbi rërë tërheqin trupin tim drejt ujit ku e hëna rënkon si pre e rënë në darën e gaforres. Unë numëroj të gjitha gaforret e detit duke i kaluar javës përbri. NATURA MORTA Kokrrat e vogla të shegës mezi marrin frymë ngjeshur dhomave me mure membrane të bardhë. Diçka i ysht drejt botës, jashtë. Sajojnë një të çarë prej nga bie një breshër i kuq. FËMIJA ME BALONË Filli i perit vizaton në qiell një vijë të lakuar si Pikaso. Fëmija vizaton një ëndërr me fillin e perit në qiell. Vija e lakuar si Pikaso bëhet nyje. Ëndrra bie. 27 ARTISTI PIKTURON BUAJ Gjithë jetën pikturon buaj, buaj të mëdhenj buaj të vegjël, buaj të kuq buaj jeshilë, buaj të zinj, buaj të verdhë. Mbi telajo sajon një kënetë i zhyt buajt në baltë, i fundos, i kap për brirësh, i ngre lart. Me bojën jeshile pikturon një grumbull me bar buajt hanë. Një mizë afrohet mbi shpinën e buallit ende pa bisht. Piktori ia fshin atë me penel. Një zë përplaset mbi telajo dikush po kërkon buajt e humbur në kënetë. VEJUSHA ME BUZËKUQ Vejusha fshin me buzëkuq gjurmët e puthjeve të burrit që s’është më. Shpirti i burrit përpëlitet si zog në një pasqyrë të vogël mbërthyer prej thonjsh të kuq. NJË PLAK ROM PO END THUPRAT Me kokën që e tund si një rit u flet thuprave të shelgut ndanë lumit me ujëra të kaltra në lagjen nomade plot çadra. Thuprat e shelgut mes gishtërinjve marrin një formë mahnitëse. Romi plak end dhe këndon nën zë fatin e tij shëtitës. Eend e end paprerë, në sy i bulëzojnë lotë, trishtimin dhe gazin e jetës e bën shportë! 28 Marash Mirashi para lexuesit të tij nuk del vetëm me poezi, por edhe me prozë dhe këtu nuk e kemi fjalën veç për prozën e gazetarisë me editore, apo prozën e studimit kritik letrar, por edhe në prozën e mirëfilltë narrative. Kështu, së fundi ai ka dalë para lexuesit të tij edhe me romanin BRIRËT. Aludimet në këtë roman duken të hapura, pavarësisht se aty flitet simbolikisht për një republikë imagjinare, por me mjaft nënkuptime. Redaktuesja Merita Gruda në parathënien e këtij romani shprehet: ''Në një republikë të çuditshme baritore që ka si simbol kombëtar brirët, ka ndodhur një fatkeqësi e pashoqe. Diçka e pashpjegueshme ka bërë që bagëtive në të gjithë vendin t'u bien brirët dhe asnjë katërkëmbësh të mos mbijetojë. Njerëzit janë të tronditur nga kjo gjë dhe duke mos ditur t'i japin shpjegim situatës, kthejnë sytë nga qielli. Sigurisht që ky është një problem jashtëzakonisht i madh dhe normalisht që merr vëmendjen e drejtuesve të vendit. Me vendim të Kryebariut dhe miratim unanim të barinjve e bareshave merr përparësi ribrirëzimi i vendit. Nënshkruhet një kontratë me një fermë të huaj për të sjellë fillimisht në Babziland një çift lopë-dem për të parë sa dhe si mund të përshtaten me kushtet e vendit. Margita dhe Xhoni (lopa dhe demi) falë propagandës së medieve, zëdhënëse të bindura të Kryebariut, me ndonjë përjashtim rastësor, do të bëhen kryefjala e ditës dhe do të marrin vëmendjen e njerëzve duke lënë në shmang çdo shqetësim a telash që shoqëronte jetët e tyre. Këshilli i Lartë i Barinjve mundohet vazhdimisht të fshehë të vërtetën, por gjërat do t'u dalin jashtë kontrollit duke sjellë ndryshime mjaft interesante qoftë në dinamikën e ngjarjeve, qoftë në fatet e personazheve. Korrupsioni, etja për fitime të shpejta do të shfaqë para lexuesit personazhe të cilët mungesa e çdo skrupulli i çon drejt degradimit moral apo edhe drejt transformimit fizik, ashtu siç ka njerëz që 29 përpiqen të mbeten dinjitozë në një vend ku kjo fjalë humb përditë e më shumë kuptimin e saj. Ndërthuren në këtë histori fate njerëzore përmes personazheve kryesore a dytësore, secili përfaqësues tipik i llojit të vet. Cili do të jetë fati i Margitës dhe Xhonit, fati i Piterit, Atë Faustit, Samantës, Demetros, reporterit Tim David, gazetarëve apo analistëve, treshes tipike të Kilmondit, Kryebariut, barinjve e bareshave, fati i republikës baritore? Këto mund të mësohen gjatë leximit të romanit ku serioziteti, ironia, humori ndërthuren në situatat surreale në të cilat lëvizin personazhet. Romani të çon nga njëra befasi në tjetrën, duke mos qenë aspak i parashikueshëm, si rrjedhojë mban zgjuar kureshtjen deri në fund.'' Duke iu kthyer edhe një herë veprimtarisë së tij prej gazetari, mund të themi se kulmet e tij i mori në RTSH me emisionin "Hapësirë e Blertë", punë të cilën e filloi plot përkushtim e pro-fesionalizëm në mars të vitit 1993. Aty ai, duke pasur një punë si gazetar terreni, shkeli në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare nga Konispoli në Vermosh dhe solli në sytë e miliona shikuesve pamje dhe eksperienca të ndryshme në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare dhe jo vetëm, por edhe jetën reale në zonat rurale të vendit, tradita e zakone si dhe mënyrën e jetesës, problemet, hallet dhe vështi�rësitë e shumta deri edhe varfërinë e tejskajshme të njerëzve. Udhëtimet e tij prej gazetari nuk u kufizuan vetëm brenda 28 mijë kilo�metrave katrorë të Republikës së Shqipërisë, por edhe në shumë ven-de të tjera jashtë atyre kufijve deri në Kinën e largët, në Kinën e mën-dafshit, siç e quan ai në emisionin e tij atje. Gjithashtu, shpirti i tij roma-ntik, jo vetëm e bëri ta 30 gjurmojë e ta ekspozojë natyrën përmes ekranit të televizionit, por të mbajë shpeshherë edhe qëndrim kritik ndaj dukurive negative të shfaqura në zona e njerëz të ndryshëm, si dhe ndaj indiferentizmit të shtetit për të ndërhyrë dhe për t'i zgjidhur problemet e krijuara. Duke qenë se krijimtaria e tij ka qenë mjaft produktive, ai, përveç librave të botuar, shpesh ka publikuar edhe në shtypin e kohës, jo vetëm artikuj problemor si gazetar, por edhe tufa me poezi të ndryshme, ndaj arti i tij poetik, tashmë ësht mjaft i njohur dhe mjaft i lexuar: 31 Gjithashtu, Marash mirashin e kemi parë edhe në rolin e një kritiku letrar me shumë skrupolizitet. Një nga këto raste e kemi vërejtur kur i bën një analizë mjaft profesionale romanit të Rudolf Markut: "PRITJA", NJË ROMAN PËR TRIUMFIN E DINJITETIT DHE DASHURISË -Shënime të shpejta për romanin e ri të shkrimtarit Rudolf Marku�Një roman, që pasi ke mbyllur fletën e fundit të tij, ndihesh disi i pezmatuar që mbaroi kaq shpejt dhe duart të bëjnë të hapësh prapë faqen e parë, për të rinisur një lexim të ri, më ngeshëm, jo kaq rrëmbyeshëm. Nuk ka sesi ndodh ndryshe! Pasi je njohur me një histori të jashtëzakonshme dashurie, mbijetese dhe dinjiteti, ku ke parë vende të ndryshme, qytete, shtete, sisteme të ndryshme, kohë të ndryshme, dhe një galeri të tërë personazhesh nga më të pazakontët, sigurisht që nuk mund të ndahesh kollaj, sepse i tillë është romani i fundit "Pritja" i shkrimtarit Rudolf Marku. Ky libër të mbërthen, të bën për vete, e nëse je një lexues i sprovuar, sigurisht që mund ta lexosh në më pak se një ditë, duke pire një çaj e duke medituar për faqet qe sapo ti i kalove, në të majtë të syve të tu. Në një hark të shkurtër kohor, pas librit me poezi "Rrathë të brendashkruar", Rufolf Marku vjen me romanin e tij shumëplanësh, duke dëshmuar se poeti e shkrimtari në fjalë, po jeton një nga kulmet e tij, të një niveli tepër të lartë letrar dhe estetik. Lexuesi shqiptar sigurisht që ka nevojë për vepra të tilla letrare, aq më tepër në kohët e sotme, ku rendja ngazëllyese e një pjese të konsideruar të popullsisë për tu bërë "poet" apo "shkrimtar", është vërtetë alarmante! Romani "Pritja" i Rudolf Markut, është një vepër të cilën kam përshtypjen që autori e ka mbajtur gjatë ndër mend, kjo kuptohet që në faqet e para dhe bindja të përforcohet, sapo mbyll fletën e fundit. Në libër plot dritë! Autori nga ana tjetër, i ka njohur të dy perzonazhet e rradhë , të skalitur me kaq përkushtim. Një libër i shkruar me pasion, me dashuri , erudicion dhe bagazh përvojash jetësore që kapercejnë kufinj shtetesh, kohe dhe sistemesh. Romani bëhet tërheqës që në nisje të tij, që kur lexuesi fillon e njihet me vajzën e bukur gjermane Roza , shqiptarin Martin dhe mjaft personazhe të tjerë dytësorë, në dukje të 32 parëndësishëm, por që secili ka rolin e tij për të deshifruar kohën, vendet, dukuritë dhe mentalitetet njerëzore. I ndërtuar me një stil të përkorë prej shkrimtari të madh, romani ka një lidhje organike dhe logjike të ngjarjeve, ndonëse ato zhvillohen siç e përmenda, në shtete të ndryshme, sisteme të ndryshme dhe në një kohëzgjatje të madhe kohore, që përfshin fashizmin, komunizmin dhe periudhën e pas nëntëdhjetës, atë që ne e quajmë demokraci. Një histori dashurie, brenge, fati, zhgënjimi dhe force. Histori e dy personaliteteve njerëzore Rozës dhe Martinit, qe fati i hedh sa andej kendej, humnerave te ferrit komunist në Shqipëri. Një histori ku tejkalohen kufinjtë e dashurisë. Ajo është diçka tjetër më e madhe që nuk mund të thuhet dot me fjalë, por vetëm mund të perceptohet pasi të kesh lexuar romanin. Ndoshta një histori që endet qiejve, një histori pranë zotit! Shkrimtari Rudolf Marku, na ka dhënë një panoramë fantastike të Qytetit N, ose Lezhës së dikurshme, me peisazhin e kohës dhe sidomos me personazhet kaq të mrekullueshëm që ishin padyshim simbole të papërsëritshme të qytetit verior. Skalitja që u ka bërë Rudolf Marku këtyre personazheve kaq të dashur për qytetin , vjen dhe fiton akoma më shumë dritë, për shkak të errësirës psiqike të prokurorëve, hetuesve dhe kryepolicëve të kohës, që autori i "rrënon" artistikisht me po të njëjtën lehtësi profesionale, siç bëjmë kur dërgojmë në "recycle bin", ndonjë material që nuk na nevojitet më. Notat e një sarkazme të hollë dhe të një talljeje tejet elegante për sistemin që kish prodhuar monstra, të kujtojnë korifenjtë e Letërsisë Franceze, menjëherë pas Revolucionit. Rudolf Marku, sigurisht si një kundërshtar i regjimit komunist, nuk e ka aspak të vështirë të operojë përmes mjeteve që të jep letersia, për të realizuar karikaturën e komunizmit, përmes personazheve që vetë sistemi i prodhoi. Nga ana tjetër, atmosfera e viteve '40 në Shkodër, vjen në këtë roman, kaq bukur, kaq qartë dhe me kaq stil. Shkodra e asaj kohe siç dhe e kuptojmë përmes pasazheve të shkruara plot dashuri, ishte në një farë mënyre edhe qyteti i aristokratëve të pakët shqiptarë, përfshi këtu, sigurisht edhe Martinin. Por romani "Pritja" na rijep dhe njëherë mesazhin që kurrë nuk duhet ta harrojmë. Sitemet totalitare, enkas ato komuniste, nuk duan t'ia dinë, pasi gjithçka nis me ata. Gjithçka e 33 krijuar dhe e kultivuar më parë, sipas koshiences së tyre, duhet shembur! Edhe tradita, edhe dija edhe formimi, madje dhe dashuria duhet vrarë! Ashtu siç e vranë në fakt dashurinë qiellore të Rozës e Martinit, duke e shndërruar në një pritje të pafund triumfi ndaj maktheve dhe anktheve, ndaj së keqes, çnjerëzores. Një grua që pret për dekada, njeriun e saj, nuk mund të jetë as më shumë e as më pak veçse një përmendore njerëzore dashurie dhe lirie. Skalitja deri në detaje e karaktereve të dy personazheve kryesore, si dhe përshkrimi prej supermjeshtri i situatave, vendeve, apo historive që vazhdojnë paralel me historinë e madhe, e bën veprën, të dashur dhe të mirëpritur nga një kategori e gjërë lexuesish. Duket se penda ka rrëshqitur fare e sigurtë, për të shkruar një nga romanet më të bukur të këtyre 30 vitevei në letërsinë shqipe. "Pritja" është një roman për triumfin e dinjitetit dhe dashurisë, në çdo kohë, sistem dhe vend. Kjo ngjarje ka ndodhur vërtetë në Shqipëri , por si një histori e vërtetë, ajo nuk ka konvencione kufinjsh dhe gjuhe! Kjo është forca e letërsisë, e në veçanti, forca e shpirtit të një shkrimtari si Rudolf Marku. Ashtu siç e cilësuam edhe pak më sipër, Marash Mirashi, krahas krijimtarisë së tij të spikatur poetike si dhe në prozë në gjininë e romanit, shpesh e shohim edhe në rolin e kritikut letrar dhe publicistit, jo thjeshtë si një gazetar i mirëfilltë siç është, por si një vëzhgues mjaft efikas i letërsisë dhe artit. Kështu, ai shpeshherë del si vlerësues i krijimtarisë letrare të poetëve dhe shkrimtarëve të ndryshëm, siç e cilësuam edhe pak më sipër, por edhe si një vëzhgues i përgjithshëm i artit dhe letërsisë së kohës duke mbajtur edhe qëndrime ndaj një arti rrugash e pa kriter. Një gjë të tillë e shohim edhe tek ky shkrim i tij që po e japim më poshtë: "POEZIA" E RRJETEVE DHE INFLACIONI I BROHORIMAVE Gracka e elozheve është shkrehur, duke zënë poshtë saj, qindra pseudopoetë që gulçojnë të ndërkryer në sdiçkahjen e arsyes, gjithashtu të plagosur. Vërshimi i madh inflacionist, sidomos i "poezisë" në "social networks", i mbiquajtur së fundmi si "realizmi i 34 internetit", po tenton të minojë shijet rreth artit të vërtetë. Personalisht mendoj se "poezia" e rrjeteve sociale, po lëngon në kënetën e madhe të absurdit, megjithë ndjeshmërinë që kam ndaj kallamishtave, peshqve, krimbave dhe bretkocave. Aq epidemike është bërë yshtja e një plejade "poetësh" dhe "poeteshash" në rrjet, duke tentuar që të marrë në dorë flamurin absurd të një "rryme" të re që, në fund të fundit, turbullon akoma e më shumë, kënetën e një mediokriteti shembullor. I gjithë problemi qëndron te masiviteti i frikshëm i taboreve "avanguardë", që mëtojnë parreshtur se poezia është vetë ajo, as më shumë e as më pak sesa "lehtësia përdëllitëse e qënies". Keqkuptimi rreth artit poetik, rrezikon të kthehet në një tezë mbisunduese, që do të rëndonte së tepërmi themelin,që mban ende në këmbë, ngrehinën me dritë dhe mjegull të poezisë së vërtetë. Nuk ka agjë më të sofistikuar sesa rrjetet sociale, për të ndërtuar, dhënë formë dhe "autoritet", teorive të reja të të kërryerit poezi, me po të njëjtën lehtësi siç kruan lëkurën, sapo konstaton mbi të një puçër. Lukunia ulëritëse e bataresë poezibërëse të jeniçerëve dhe jeniçereshave që u turren mullarëve të një frymëzimi komik, të kujton gjithmonë një gomë veture, sipër strumbullarit, edhe pse ky i fundit mund të konsiderohet si objekt i një ekzotike moderne. Dëmi është gjithmonë, tek lexuesi i pafajshëm e i pastërvitur ndër shfletime librash. Rënia e tij në kontakt me këtë soj rryme postfodulle, të shpërfaqur në të ashtuquajturin "realizëm internestist", është i ngjashëm me çfarëdo lloj operacioni që ka të bëje me antiestetikën, ose në rastin më të keq, me lavazhin e shijeve, për të shkuar drejt një uniformiteti të frikshëm të të perceptuarit të shabllonit, si një art që ngjitet Himalajave të boshit. Kur Pablo Neruda u pyet se çfarë e dëmton më shumë lexuesin e poezisë, ai vërejti se entuziazmi i poetëve që notojnë në pellg, është problemi kryesor. Pas kaq shumë dekadash, "entusiazmi poetik", ka marrë përmasa të reja e të papara, që duke patur në favor edhe erën e internetit, rrezikon të shkaktojë një stuhi, që mund të lërë pas, gjithnjë përmes keqkuptimit, një peisazh të shkretë. - Me interesojnë vetëm shijet. U falem vetëm atyre, edhe nëse mendoj që kam vetëm një lexues, - e përfundoi intervistën dikur, Neruda. Pak vite më vonë ai fitoi "the noble prize". 35 Problemi pra është i thjeshtë. Poezia ka nevojë në njëfarë mënyre, për lexues Nobël. Rryma e re e rrjeteve dhe gracka që përmenda në krye të shkrimit, janë gjithsesi fati i parashkruar i artit të vërtetë, i eklipsuar padrejtësisht, shpresoj përkohësisht, prej brohorimave mbytëse të inflacionit gjithnjë e në rritje të keqkuptimit. Duke ndjekur gjurmët në emisionin "Hapësirë e Blertë" Në promovimin e librit "Viset e dhimbjes" 2005 Si përfundim mund të themi se Marash Mirashi, është sot një nga penat më të spikatura jo vetëm të trevës së Zadrimës, jo vetëm të fushës së begatë letrare lezhjane, por edhe asaj kombë�tare me një përvojë mjaft të gjatë në fushën e letrave. Poezia e tij spikat për gjerësinë dhe thellësinë e mendimit, për modernitetin e saj, për simbolikën që shpreh e trajton, por edhe për figuracion të pasur letrar e artistik. Proza, gjithashtu, me një frazeologji mjaft shprehëse me një plastikë të admirueshme lëvrimi ku gjendet një fjalor mjaft i pasur dhe shumë elokuent, e lëvruar, jo vetëm në fushën e gazetarisë, së cilës i ka kushtuar gjithë jetën e tij, por edhe në prozën narrative dhe atë të kritikës, ndaj themi me të drejtë se vlerat e tij si shkrimtar e poet janë të përmasave kombëtare dhe sot është një nga penat më të lexuara.