Kërceni tek përmbajtja

Marawi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marawi
Qytet
Pamje nga Marawi City
Pamje nga Marawi City
Nickname: 
I vetmi qytet islamik në Filipinet
Map
Population
 • Total
201.785

Marawi është qytet në provincën Lanao del Sur në ishullin Mindanao. Banorët të cilët jetojnë në Marawi quhen Meranao (Mëranaw) dhe flasin gjuhën Maranao. Qyteti quhet ndryshe si Kryeqyteti i verës së jugut, për shkak të lartësisë dhe klimës që ka.[1]

Marawi u themelua si Dansalan në vitin 1639 nga spanjolli Francisco Atienza i cili vinte nga Iligani dhe kishte për qëllim që ta pushtonte të gjithë Liqenin Lanao.

Gjuha Maranao ose Mëranaw është gjuhë më e përhapur në Marawi City, sidoqoftë banorët flasin gjithashtu gjuhën filipinase, anglishten dhe arabishten.

Marawi City është qytet kryesisht me shumicë muslimane e cila llogaritet se ka 99.6% të popullësisë. Ligji sheriatik për kriminela ekziston por jo dënim me gurë ose dënime tjera islamike që janë kundër ligjeve filipinase. Prodhimi i alkoholit dhe lojërat e kumarit është e ndalueshme. Gratë duhet të kenë mbulesën (hixhab), por kjo nuk vlenë për jo-muslimanët. Përveç ligjit të sheriatit në çështje personale, këto ligje nuk janë të zbatueshme kudo në Lanao del Sur.

Krizë në Marawi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga 23 maji 2017, një grup islamik i quajtur Maute e ka sulmuar qytetin. Beteja është duke vazhduar. Sipas CNN-së, ushtarët janë përafërsisht 500 njerëz.[2] Presidenti filipinez Rodrigo Duterte ka deklaruar ligj të luftës në ishullin Mindanao, në vendin ku po zhvillohet lufta.[3]

  1. ^ Administrator (2010-06-04). "Islamic City of Marawi" Arkivuar 30 janar 2012 tek Wayback Machine. Government of the Autonomous Region of Muslim Mindanao Website. Retrieved on 2012-01-27.
  2. ^ "Gov't forces, Maute group clash in Marawi City". CNN Philippines (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2018. Marrë më 29 maj 2017. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  3. ^ "Duterte declares martial law in Philippines amid terror clashes". United Press International (në anglisht).