Marcus Aurelius

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Marcus Aurelius

Marcus Aurelius (latinisht: Marcus Aurelius Antoninus Augustus; shqipërimi: Mark Aureli; 26 prill 12117 mars 180 p.k) Perandori dhe filozofi romak kishte prejardhjen nga një familje senatorësh spanjolle. U adoptua nga xhaxhai i tij që më pas do të bëhej perandori Antonio Pio (Antonius Pius), me urdhër të perandorit Adrian. Që në moshën 8 vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tejmase, dhe që në moshën 12 vjeçare veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njeri nga filozofët stoikë më të njohur .

Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për ti dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon dhe më tej mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.

Për jetën dhe mënyrën e të menduarit të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij ’’ Mbi Vetveten’’ që ai vetë shkruajti në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor, libër i cili përmban fjalë të urta , me xhentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi klasike. 12 librat e meditimeve të tij vërtetojnë se sa qetësi brendësore dhe lehtësim mund ti ofronte Doktrina Stoike dhe sidomos në kohë të vështira me përplasje dhe trazira.

Veprat e tija janë shpëtuar në minimumin e mundur, që në realitet nuk është asgjë tjetër përveç ditarit të tij personal, i cili nuk është i shkruar në mënyrë që mund të lexohet lehtë, por megjithatë duket dëshira e përgjegjshme e këtij filozofi – perandor për të ofruar shërbimet e tij kundrejt njerëzve, dhe detyrimi pozitiv të bashkëpunojë nga posti i tij dhe me të gjitha forcat e tij për mirëmbajtjen e komunitetit, anëtar i të cilit ndjehej dhe ai vetë. Nëpërmes kësaj dëshmie të shkëlqyer e tij, filozofi, i cili nga kalimi i tij nga Athina, ishte initacionuar në Misteret e Elevsinës, guxon të zhytet në rrënjët gati të paarritshme për të vdekshmit, të ‘’Detyrës’’, me një Vetëdije të thellë jetës njerëzore, por nga ana tjetër dhe të përjetësisë së parashikimit të Botës.

Ky qëndrim nuk e bën heremit dhe as jashtokësor, por përkundrazi një njeri thellësisht shoqëror që deklaron pa rezervimin më të vogël se : ‘’ Të gjithë ne jemi krijuar për arsye të bashkënjerëzve tanë, të cilëve u detyrohemi ose ti ndihmojmë të kultivohen ose ti pranojmë ashtu siç janë’’.

Si perandor ishte tejmase i drejtë, i dashur me njerëzit dhe i durueshëm, pavarësisht se përballonte të përmbledhura kundër tij problemet më të vështira.

- Armenia pëson epidrominë e Parthëve dhe atje lufta zgjat deri në vitin 166 p.K. vit në të cilin Perandoria pëson pushtimin nga murtaja shkatërruese që vjen nga Armenia, e cila shkatërroi Botën Klasike duke shfarosur pjesën më të madhe të popullsisë.

- Komandanti i Legjeonëve të Sirisë, Avid Kasio, po përparon në një qëndrim përçarës, pasi është vetëquajtur në Antioki ‘’Perandor i Lindjes’’.

- Markomanët Gjermanë po hyjnë me forcë në kufinjtë veriore dhe që atëherë perandori po shpenzon të gjithë jetën e tij atje, me përjashtim ekspeditën e tij të shkurtër në Lindje për kontrollimin e qëndrimit të Kasjit, deri në vdekjen e tij më 17 Mars të vitit 180 në Vindobona ( Vjena e sotme), duke mbrojtur vijën kufitare të Dunabit, me vizita të shkurtra të tij në Romë.

- Uria, shkatërimet natyrale dhe dramat e tij familjare, pasi nga 13 femijët e tij nuk mbijetuan përveç se 5 të tillë, plotësojnë skenën brënda së cilës thërritet ky burrë i madh të zbatojë praktikisht , urdhërat Stoike.

Trajtoi njerëzit gjithmonë si qënie etike, formoi legjislaturën e vështirë të asaj kohe dhe u përpoq të kompozonte një shumë ligjesh që të kishte si qëllim barazinë ligjore dhe lirinë e fjalës ( për barazinë e ligjit brënda qytetit, për barazinë e nështetasve…’’ shkruan ai vetë, A, 14) , formoi një arkë të veçantë financash për varrimin e qytetarëve të varfër, kufizoi prostitucionin dhe veset jo etike, krijoi këshillin e përkujdesshmërisë për jetimët, imponoi mbajtjen e detyruar të regjistrit të lindjeve dhe të popullsisë, përgjithësoi çlirimin e skllevërve dhe ju dha aftësi të plota për akte legale por edhe të drejtë trashëgimnië nga pronarët e tyre nëse mungonin njerëzit e afërm , ndaloi ndëshkimet trupore dhe ndoqi penalisht shpifjet dhe vrasjet e skllevërve nga pronari i tyre, organizoi një sistem perfekt të rezervave ushqimore me të cilin bëri të pamundura, të paktën në gadishullin apenin, krizat e urisë. Parashikoi shfajësimin e të akuzuarve me sëmundje mendore, legalizoi ‘’ Favorizimin e lirisë’’ dhe u përpoq – por pa sukses - të largonte popullin nga spektaklet e amfiteatrove.

Konceptet e tij filozofike nuk e ndaluan të bëhej ndjekës i të krishterëve, pasi i konsideronte si kërcënimin më të madh të shtetit Romak. Kështu realizoi dy ndjekje të krishterëve që zgjatën pak vite , nga 166 e deri në 168 dhe 177 deri në 180, që përbëjnë një dëshmi të mirë historike për madhësinë e kriminalitetit të aktivitetit të krishterë të asaj kohe, të cilët sulmonin hapur akoma dhe simbole dhe tempuj por edhe kundër të gjithë rrjetit shoqëror.

Njëkohësisht, apologjisti i Kristianizmit, Tertiliani, në librin e tij ‘’Apologji’’ quan Mark Aurelin ‘’ mbrojtës i të Krishterëve’’. Kjo shpjegohet pasi Mark Aureli në 15 vitet e para të perandorimit të tij mbronte të krishterët dhe madje krijoi dhe një ligj që dënonte të gjithë ata që i bezdisnin jo për arsye penale por për shkak të veçorisë së besimit të tyre.

Me të vërtetë, Mark Aureli, qëndroi gjithmonë mbi gjërat dhe subjektivitetet, u soll gjithmonë me Drejtësi dhe duke mos mbajtur inat, akoma dhe me armiqtë e tij: atëherë kur tradhëtari Kasjo u vra nga një oficer i tij, e varrosi me të gjitha nderet ushtarake.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]