Jump to content

Maria Christina Bruhn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Maria Christina Bruhn (1732– 21 tetor 1808) ishte një kimiste dhe krijuese suedeze, femra e parë inovatore e vendit të saj.

Bruhn ishte vajza e llogaritarit Johan Bruhn dhe Inga Catharina Behm. Një vit para vdekjes së babait në 1742, nënës së saj iu dha leja të bëhej një prodhuese e letrës së murit. Nëna e saj nuk ishte vetëm gruaja e dytë (pas Maria Berg në 1740), por edhe një ndër prodhueset e para të tapeteve në Suedi të cilës iu dha leja nga autoriteti i Stokholmit për të prodhuar tapiceri në Suedi.Në 1742 Bruhn dhe Berg shtypën dhe pikturuan pothuajse 2/3 e tapeteve të letrës në Stokholm.Pas vdekjes së Z. Bruhn më 1742 gruaja e tij trashëgoi borxhet e tij, por ajo arriti të shpëtojë biznesin e saj dhe u bë një nga prodhuesit më të mëdhenj të tapeteve në Stokholm. Rreth 5000 letrat e saj të pikturuara përbëheshin nga 10% letër-muri të punuar me dorë, të cilat Stockhlom Hall-och i dha te drejtat e prodhuesit dhe i miratoi gjatë periudhës 1739-1759.Maria Christina si dhe motrat e saj Ingrid dhe Eva u trajnuan të bëhen ndihmëset e nënës së tyre. Ishte më e madhja nga tre vajzat e shtypshkronjës Johan Bruhn (vdiq 1742). Ajo mori përsipër një sixhade - dhe prodhimin e letërave të murit pas vdekjes së nënës së saj të ve, Inga Christina, në 1751.Kur nëna e saj vdiq në 1751, Maria Christina mori përsipër prodhimin e tapeteve dhe mbështeti motrat e saj, të cilat vazhduan si asistentët e saj.Ajo nuk ishte e pasur, por paguante taksat dhe arrinte të përballonte mbajtjen e asistentëve dhe shërbëtorëve.Jonas Alstromer ishte një klient dhe gjithashtu investoi në biznesin e saj, dhe Maria Christina arriti një sukses të caktuar dhe kishte një reputacion të mirë.

Në 1771, Akademia Mbretërore e Shkencave Suedeze ofroi një shpërblim për këdo që do të jetë në gjendje të prodhojë një paketë të përshtatshme për barutin për ushtrinë. Gjatë punës së saj të prodhimit të bojës dhe përgatitjes së letrës, ajo ishte frymëzuar për idenë që ajo i paraqiti akademisë më 2 Mars 1774. Në një letër të vitit 1783, shpjegoi se ajo shpesh eksperimentonte gjatë punës.

Burrat e Akademisë shprehen skepticizëm të thellë kundër shpikjes së një gruaje, dhe iu deshën dymbëdhjetë vjet testim, gjatë së cilës ajo duhej të luftonte midis të tjerëve përpjekjet e Reinield von Anrep, Gjenerali i Artilerisë, për të marrë kredi për shpikjen e saj, para se Ministria e Luftës ta aprovonte atë, e njohu atë si shpikësin e saj dhe i dha asaj shpërblimin në 1786.

Shpikja e saj ishte përdorur për një kohë të gjatë nga ushtria suedeze.

  • Isa Edholm (2001). Kvinnohistoria (Histori e grave). Falun: Alfabeta Bokförlag AB, Stokholm.   .
  • Nationalencyklopedin (Enciklopedia Kombëtare)
  • Nils Erik Magnus Lönnroth: "Mamsell Bruhn  : en svensk uppfinnare i artilleriteknik "( Mamsell Bruhn  : një shpikës suedez në teknikën e artilerisë) (1991)
  • http://www.tekniskamuseet.se/1/1899.html Arkivuar 3 tetor 2016 tek Wayback Machine