Maria Luisa Asburgo
Maria Luisa Asburgo - Lorena e njohur edhe si Maria Luisa e Austrise lini në Vjene më 12 dhjetor 1791 dhe vdiq në Parma më 17 dhjetor 1847.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Maria Luisa ishte vajza e parë nga martesa e dytë e perandorit austriak Francesco II Asburgo me Maria Teresa Borbone. Lindi në Holfburg, vend në të cilin ndodhet pallati perandorak, iu vunë emrat Maria Luisa, Leopoldina, Carolina, Francesca, Teresa, Giuseppa dhe Luicia. Në moshën 3 vjeçare babai Françesko I bëhet perandor, keshtu Maria jeton femijërinë e saj në një klimë të lumtur duke udhëtuar në kështjellat e familjes dhe duke kultivuar pasionet e saj si muzika dhe arti. Ne atë periudhë kujtohet miqësia e ngushtë me Konteshën Vittoria Collredo e cila ishte mësusja e saj.
Me 13 prill 1807 mamja e saj vdiq, dhe njerka e saj u bë Maria Ludovica Ausburgo më të cilën lidhi një marrdhënie të fortë për faktin se Maria Luisa ishte vetëm 4 vjet më e vogël se njerka e vet. Ishte njerka e vet e cila e ndihmonte në momentet e vështira të jetës së saj, dhe ishte ajo që e bindi të martohej me Napoleon Bonapartin. Por Maria Luisa kishte qenë dëshmitare e poshtërimeve nga francezët, dhe kurrë nuk imagjinonte se do të ishte ajo vetë e cila do të sillte paqen midis dy shteteve. Napoleoni pas 13 viteve martesë me gruan e tij Giuseppina e la sepse donte të martohej me një femër më të re e cila mund t'i jepte një trashigimtare.
Napoleoni kishte bërë një listë të vërtetë kandidatësh të mundshëm por falë diplomatit austriak Klemens von Metternich ai zgjodhi 18 - vjeçaren Maria Luisa e cila në atë momente nuk dukej se pajtohej me këtë martesë të detyruar. Por kur Napoleoni dhe Maria Luisa u takuan për herë të parë në një fare mënyrë ata u dashuruan sa që Napoleoni nuk priti natën e parë të martesës për tu bashkuar me Marinë.
Pjesa e martesës civile midis Napoleon Bonaparte dhe Maria Luisa u zhvillua në kështjellën e Saint-Cloud me 1 prill 1810. Në fillim ai donte të martohej në Versajë, por më pas zgjodhi atë kështjellë në të cilën ishte zgjedhur Konsull i Parë, dhe në këtë vend ai kreu grushtin e shtetit të vitit 1799. Festimet ishin më madhështoret e para në Paris, vetëm fishekzjarret kushtuan 55.000 franka.{{cn}
Jeta si Perandoreshe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në france Maria nuk u ndjente mir, Napoleoni nga ana tjeter ishte i zënë me detyrat shtetërore, për të kompesuar këtë boshllëk ajo shpenzonte në një menyre te jashtëzakonshme filloi të bënte dhurata te gjithe miqve të saj Austriak, Napoleoni i jepte asaj 370.000 franka në vit vetëm për ta pare te lumtur. Por ajo nuk e perkrahu në momentet më të zymta te jetës së tij, nuk e ndoqi as në mergimin e Elbas as në atë të Shen Elenes, por preferoi të kthehej në Austri. Gjatë qendrimit në france interesohej për kurimin e epidemive dhe për të drejtat e femrave në atë kohë. Në 1817 inauguroi disa istitute martetinteti të cilat ishin ndërtuar për urdhër të saj.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e fundit i kaloi në Itali me bashkshortin e saj Kontin e Bombelles dhe me gocën Albertina, vdiq në moshën 56 vjeçare në menyre naturale.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Marie-Louise of Austria, Duchess of Parma. |