Jump to content

Marie Gernet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marie Gernet
Lindi(1865-10-01)1 tetor, 1865
Ettlingen, Gjermani
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
ShtetësiaGjermane
Profesionimatematikane

Marie Gernet (1 tetor, 1865 - 10 shkurt 1924) ishte një matematikane gjermane, e cila në vitin 1895, ishte gjermanja e parë që promovohet në në Universitetin e Heidelberg. Ajo më vonë punoi si mësuese në Shkollën e Lartë për vajzat në Karlsruhe.

Marie Gernet lindi në vitin 1865, në Ettlingen dhe vinte nga një familje katolike. Ajo ishte e bija e mjekut të përgjithshëm Carl Gernet (1837-1908) dhe Julie Gernet (mbiemri i vajzërisë Otten).

Nga viti 1871 deri më 1880, ajo ndoqi mësimet në shkollën e mesme të vajzave në Karlsruhe. Në verën e vitit 1883, ajo e kaloj provimin e diplomimit në Princess-Wilhelm-Stift për mësuese të shkollave të mesme të vajzave. Pas studimeve private në matematikë, pas kërkesës që ajo bëri, asaj iu dha një leje për studimin e matematikës, kimisë dhe fizikës në TH Karlsruhe.

Atje, ajo nga vitit 1888 deri 1891, ndoqi studimet në lëndën e matematikës në algjebrën e logjikës me profesor Ernst Schröder si dhe ligjëratat themelore në matematikë dhe fizikë tek Heinrich Hertz. Nga viti 1891 ajo studioj në Universitetin e Heidelberg.

Në vitin 1897 ajo u punësua si mësuese në gjimnazin e parë gjerman të vajzave në Karlsruhe, ku ajo dha mësim deri në vdekjen e saj, më 10 shkurt 1924.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]