Marjan Prenkaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Marjan Prenkaj
Marjan Prenkaj
Lindi me: 1942
Vdiq me: 1987
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Historian, akademik


Marjan Prenkaj (1942-1987) ishte historian dhe akademik shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marjan Prenkaj lindi më 1942 në Gjakovë, Kosovë. Shkollën normale e kreu në Gjakovë dhe në Pejë. Më 1964 u regjistrua në Degën e Historisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe diplomoi më 1970. Studimet pasuniversitare i regjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Historisë më 1974. Magjistroi në temën "Dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 – 1881."

Tezën e Doktoratës me titull "Prizreni dhe rrethina në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX" e përgatiti dhe e dorëzoi në Fakultetin Filozofik, ku qe ngritur edhe komisioni për mbrojtjen publike, por sëmundja vdekjeprurëse e pengoi kurorëzimin e kësaj pune me rëndësi shkencore.

Prej vitit 1980 e deri në vdekje më 1987, Marjan Prenkaj punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Ai punoi edhe në Entin e Mbrojtjes së Përmendoreve të Prizrenit, si kustos i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe në Prizren, në Ferizaj dhe në Deçan si profesor i historisë dhe i sociologjisë qysh gjatë studimeve.

Në fushën e shkencës së historisë, Marjan Prenkaj botoi me dhjetëra studime e shkrime shkencore me interes për historinë e popullit shqiptar. Ai mori pjesë me kumtesa në shumë simpoziume dhe tubime shkencore në Kosovë dhe më gjerë.

Vdiq në Prizren, në prill të vitit 1987.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Prizreni dhe rrethina në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX.[1]
  • Dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 – 1881 [2]
  • Disa aspekte të luftës për autonomi të shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
  • Prejardhja e familjes së Rrotullajve dhe roli i saj në pashallëkun e Prizrenit 1795-1836
  • Rezistenca e lidhjes shqiptare të Prizrenit kundër ekspeditës ndëshkimore të Dervish Pashës më 1881

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • ^ Marjan Prenkaj, Prizreni dhe rrethina në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, Google Books [1]
  • ^ Marjan Prenkaj, Dega e lidhjes shqiptare e Prizrenit, Google Books