Marketa Fialkova
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Marketa Fialkova ka lindur në Pragë më 27 mars 1956. Fialkova që prej shkurtit 1990 ka shërbyer si diplomate në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme (90-92 MPJ Çekosllovake). Nga shtatori 2007, ajo ishte caktuar si ambasadore e Çekisë në Shqipëri.
Para rënies së komizmit në Çekosllovaki, gjatë viteve 1977-1989, asaj i është privuar e drejta për të kryer studimet. Në këtë mënyrë, ajo është detyruar të punësohet vetëm në punë të zakonshme duke punuar si kopshtare në Kopshtin Botanik në Pragë, asistente në një librari si dhe në shërbimin teknik të disa spitaleve të ndryshëm.
Fialkova ka ushtruar detyrën e ambasadores për herë të parë në prill të vitit 1990, kur u emërua si përfaqësuese në Poloni. Gjithashtu, ajo gjatë periudhës shkurt 1995 – shkurt 1997 ka punuar si sekretarja personale e Vaclav Havel, President i Republikës Çeke. Ambasadorja e Rebpublikës Çeke në Tiranë ka ndërruar jetë më 24 gusht 2011.