Marketingu digjital

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Marketingu dixhital është një term për tregtimin e produkteteve dhe shërbimeve cak, të matshme dhe interaktive duke përdorur teknologjinë dixhitale për të arritur dhe konvertuar "leads" në konsumatorë. Objektivi kryesorë është të promovojë markat, të ndërtoj preferenca dhe të rrit shitjet përmes teknikave të ndryshme dixhitale. Është i mishëruar nga një selektim i gjerë i taktikave të marketringut të shërbimeve, produkteve dhe markave, të cilat si medium thelborë të promovimit kryesisht përdorin internetin.

Aktivitetet marketingut dixhital janë optimizimi i makinës së kërkimit(SEO), marketingu i makinës së kërkimit(SEM), marketingu i përmbajtjes, marketingu influencues dhe e-tregtia, marketingu i mediave sociale, marketingu i e-mail, reklamimi me shfaqje, librat elektronikë, video lojrat dhe çdo form tjetër e mediave dixhitale. [1]

Sipas Institutit për marketing dixhital, marketingu dixhital është përdorimi i kanaleve dixhitale për të promovuar apo shitur produktet apo shërbimet tek konsumatorët apo bizneset.

Zhvillimet e fundit dhe strategjitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak se marketingu dixhjital është i varur nga teknologjia që është duke evoluar dhe ndryshuar shpejt, të njëjtat karakteristika duhet të priten edhe në zhvillimet dhe strategjitë e marketingut dixhital. 

  1. Segmentimi: më shumë fokusohet në segmentimin brenda marketingut dixhital, në mënyrë që të targetoj tregjet specifike si ato biznes-me-biznes dhe biznes-me-konsumatorë.
  2. Marketingu Influancues: Disa njerëz kyç janë indetifikuar në mes të komuniteteve të caktuara, të njohur si influencues. Ky po bëhet një koncept i rëndësishëm në targetimin dixhital. Është e mundëshme që influencuesit të arrihen përmas reklamave, si reklamat e facebook-ut, apo kampanjave google adwords ose përmes softuereve të sofistikuara si sCRM(social customer relationship management) SAP, C4C, microsoft dynamics, Sage CRM dhe Salesforce CRM.
  3. Reklamimi online në bazë të sjelljes: i referohet praktikës së mbledhjes së informatave  rreth aktivitetit online të përdoruesve gjatë një kohe të caktuar. Në këtë mënyrë mund të shfaqen reklama që janë të në interes të përdoruseve dhe preferencave të tyre.[2]
  4. Mjedisi bashkëpunues: Një mjedis bashkëpunues mund të vihet në mes të organizatës, ofruesit të shërbimeve teknologjike dhe agjencioneve dixhitale për të optimizuar përpjekjet, ndarjen e resurseve dhe komunikime.t[3]

Kanalet e marketingut dixhital[redakto | redakto tekstin burimor]

Marketingu dixhital bëhet përmes kanalve të shumta. Objektivi kryesorë është të gjinden kanale që rezultojnë në komunikim më të mirë të markës dhe në rikthim më të mirë të investimeve(ROI);[4]

  1. Marketingu përmes lehtësuesve
  2. Reklamimi përmes shfaqjes
  3. Marketingu përmes email
  4. Marketingu kërkues
  5. Mediat sociale
  6. Rrjetëzimi social[5]

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Visual marketing
  • Online advertising
  • Digital marketing system
  • Digital marketing engineer
  • Social media marketing
  • SMS Marketing

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Për më shumë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ryan, Damian; Jones, Calvin (2009). Understanding digital marketing: marketing strategies for engaging the digital generation. Kogan Page. ISBN 0749453893. 
  • Carter, Ben; Brooks, Gregory; Catalano, Frank; Smith, Bud (2007). Digital Marketing for Dummies. John Wiley & Sons. ISBN 9780470057933.