Marketingu politik
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Marketingu politik Gjinia: Shkenca sociale. Autori: Sulejman Muça. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti i botimit 2009. Faqet e librit 368. ISBN 978-99956-746-9-4
Libri është fryt i një pune disavjeçare, një kërkim shkencor rreth një prej temave dhe argumenteve më të rëndësishme të shoqërisë moderne, pikërisht teorive dhe praktikave mbi ndërtimin e imazhit në politikë dhe teknologjisë përkatëse, mbi teknikën e organizmit të fushatave elektorale duke iu referuar përvojës botërore.
Autori, mbi bazën e një literature të zgjeruar, shtjellon aspekte të industrisë së imazhit politik. Në këtë libër shtjellohen nocionet bazë të marketingut politik, flitet për marketingun dhe strategjitë në politikë, për përcaktimin e produktit në këtë fushë dhe krijimi i një politike shërbimesh, ndërsa flitet edhe për fushatat elektorale dhe organizmi i tyre, si dhe teknikat e komunikimit. Nuk përjashtohen as puna me mediat dhe plani mediatik, si dhe reklamat politike.
Në parathënien e këtij libri shkruhet se i gjithë triumfi "Obama" për garën e fundme presidenciale në SHBA mund të reduktohet në aq fjalë sa janë gishtërinjtë e dorës: "Change", "Hope", "Yes we can". Sipas ekspertëve të marketingut politik, këto konsiderohen si "fjalë që punojnë". Ndonëse në pamje të parë duken si gjetje të thjeshta (dhe në fakt ashtu janë), ato janë fjalë çelësa dhe gjeniale njëkohësisht. Por, për të shkuar deri te slogani çudibërës (vetëm me tri fjalë me 8 germa gjithsej), që pushtoi zemrat e votuesve amerikanë dhe admirimin botëror, u desh të ideohej, formatohej dhe jetësohej një nga operacionet më gjigante të të ashtuquajturit marketing politik, i cili vuri në punë industrinë më të sofistikuar të kohëve moderne, industrinë e imazhit.