Markimi laserik
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Në këtë punim është përshkruar procesi i markimit laserik. Këtu janë përshkruar metodat e markimit, llojet e laserëve për markim si dhe zbatimi i tyre, etj.
Laseri është burim i dritës së dukshme, infrakuqe ose ultravjollcë – koherente monokromatike, tejet të ndritshme dhe tejet të orientuar. Zbatimet qё janё tё vёshtira dhe tё pamundura me metodat tjera, realizohen lehtё me përdorimin e laserёve. Laserët përdoren gati në të gjitha fushat e jetës.
Zbatimi i laserit në industri ka të bëjë me përpunimin e materialeve, përmes operacioneve të shpimit, prerjes, saldimit dhe markimit si dhe me trajtimin termik të tyre, përmes operacioneve të kalitjes, fortësimit dhe aliazhimit.
Markimi me laser paraqet zbatimin mё tё madh nё industrinё e teknologjisё laserike. Markimi laserik ёshtё proces termik qё pёrdorё njё intensitet tё lartё rrezatues tё fokusuar nё dritёn laserike pёr tё krijuar shenja tё theksuara. Sot, markimi laserik ёshtё shumё i njohur dhe pёrdoret shumё nё gati tё gjitha disiplinat.
Laserёt gjejnё pёrdorim tё gjёrё edhe nё elektronikё. Nё industrinё e elektronikёs laserёt pёrdoren pёr markimin e shasisё kompjuterike, hard diskut dhe qarqeve tё integruara etj. Nё industrinё e veglave pёrdoren pёr markimin e mbajtёsve tё veglave, pёr shpimin e monedhave dhe pёr prerjen e veglave.
Nё mjekёsi, laserёt pёrdoren pёr markimin e veglave kirurgjike, pёr zёvendёsimin e nyjeve dhe pёr stimulimin kardiak tё zemrёs.
Nё industri laserёt pёrdoren pёr markimin e pjesёve tё ndryshme, pёr vёnien barkodeve të produkteve të ndryshme etj.
Zbatim tipik laserёt gjejnё nё industrinё automobilistike, ku pёrfshijnё markimin e pistonёve, kushinetave, valvulave, dhёmbёzorёve dhe shumё komponenteve tjera.
Për markimin laserik përdoren lloje të ndryshme të laserëve, si: laserët CO2, laserët YAG, laserët eksimerë etj.
Markimi laserik i produkteve është njëri ndër aplikimet industriale më të rëndësishme të laserëve.
Procesi i markimit laserik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Markimi me laser paraqet zbatimin mё tё madh nё industrinё e teknologjisё laserike.
Markimi laserik ёshtё proces termik qё pёrdorё njё intensitet tё lartё rrezatues tё fokusuar nё dritёn laserike pёr tё krijuar shenja tё thesuara. Rrezet laserike rrisin temperaturën sipёrfaqёsore, por mё tepёr ndryshojnё mikrostrukturёn e materialit (qё tё krijohet njё shenjёzim duhet qё tё ndryshohet ngjyra ose reflektimi), dhe/ose zhvendos materialin me avullim tё sipёrfaqes sё gdhendur.
Teknologjia e markimit laserik ёshtё themeluar nё vitin 1992, atёherё kur markimi laserik dhe gravura (gdhendja) ishin relativisht tё panjohura pёr shumicёn e kompanive. Perpunimi laserik ёshtё alternativa mё efektive e gravurёs (gdhendjes) mekanike, shtypshkrimit, gdhendjes me acid ose me ngjyrё reaktive.
Dy format themelore tё sistemit tё markimit: ‘shpёrnarja rrezatuese’ dhe ‘imazhi maskues’ kanё çfaqur veti tё mira tё markimit. Tё dy llojet e sistemit tё markimit pёrdorin metodёn e ndryshimit siperfaqёsor, por ato ndryshojnё nё pёrdorimin e metodёs sё projektimit tё rrezeve laserike dhe krijimin e imazhit maskues. Vlerёsimi i kujdesshёm i kёtyre dy metodave do tё sigurojё mjete tё favorshme pёr zgjerimin e diapazonit tё kёrksave tё markimit. Markimi me laser rrezatues lejon shkallën mё tё lartё tё fleksibilitetit dhe ndryshimin e imazhit.
Gdhendja e thellësisë në metale sillet prej 0,0125 mm deri në 0,125 mm. Kjo është një thellësi më e mirë e krijuar se sa mënyra mekanike e shtypjes.
Fusha e markimit është madhësia e sipërfaqes në të cilën drejtohet tufa laserike. Sistemet standarde të fushave të markimit sillen prej 50 mm2 deri në 300 mm2.
Gjenerimi i figurës nga ana e kompjuterit realizohet kështu: Tufa projektohet përmes multielementit, i cili përbëhet nga kompleti i thjerrëzave me fushë të rrafshët, pas reflektimit të pasqyrës së fundit që përdoret për drejtim. Kompleti i thjerrëzave e fokuson dritën e laserit që të arrijë dendësinë më të lartë të fuqisë të mundshme në sipërfaqen e punueshme si dhe mbanë njollën fokale .
Markimi laserik është proces i shënimit të karaktereve alfanumerike ose të simboleve grafike speciale në sipërfaqen e një objekti nëpërmjet avullimit të jë shtrese të tij të hollë sipërfaqësore, ose përmes induktimit të ndërrimeve të dukshme në sipërfaqen e tij.
Markimi ose shpimi ёshtё I pёkryer pёr hapjen e vrimave tё vogla nё materialin ose njё shtresё nё bazё. Vrimat mund ose nuk mund tё mbulohen, varёsisht nga kualiteti i
markimit. Shumica e metaleve, druri, qelqi dhe plastika mund tё markohen nё kёtё mёnyrё. Kjo teknikё ёshtё shumё mё e pёrdorur kur mostrat e njejta duhet tё aplikohen nё njё numёr tё gjёrё tё vendeve.
Procesi i markimit përfshinë një nga kombinimet e proceseve vijuese:
Karbonizimin e thellë
Zbardhimin ose ndryshimin e ngjyrës së materialit
Modifikimin fizik të sipërfaqes
Shënimin e gjurmëve të imëta në brendësi të materialit me avullim
Modifikimin e përmbajtur mire të sipërfaqes me shkrirje
Markimi laserik është shumë kualitativ dhe fleksibil në teknikën e markimit tradicional; kjo vërehet sidomos në teknikën automative dhe në teknikën e produkteve të integruara.