Marko Polo
Marko Polo (1254-1325), lindi në Venedik në 15 Shtator 1254. Babai i tij ishte Nikolo Polo edhe ai ishte nje eksplorues dhe tregtar. Ishte udhëtari dhe udhëpërshkruesi më i njohur i asaj kohe. Si misionar dhe përfaqësues i Venedikut qëndroi në Kinë 15 vite, ndërsa edhe 9 vite në vende të ndryshme aziatike. Pra, udhëtimi i zgjati plot 24 vite. Udhëtoi në Palestinë, në Kurdistan, në Armeni, në Irak, në Iran, në Afganistan, në Tibet dhe arriti në Kinë. Marko Polo gjatë qëndrimit në Kinë i vizitoi pothuajse të gjitha viset e saj. Pastaj u kthye për në Venedik, duke kaluar nëpër Indonezi, Sri Lankë, Iran, Irak, Kurdistan, Armeni dhe arriti në Venedik. Më zbulimet e tij është dëshmuar se Azia nga lindja nuk përfundon me pyje të pashkelura dhe me moçale, si ka menduar Ptolemeu, por buzëdeti i saj është i përshtatshëm për anije. Tri vite pas kthimit në Itali, Marko Polo merr pjesë në luftën e Venedikut kundër Gjenovës te ujdhesa e Korçullës, në të cilën luftë u zu rob dhe u burgos.
Në burg, Marko Polo i tregoi shokut të vet nga Piza, Rusticianit, përshkrimet e vendeve, nëpërmjet të cilave ka kaluar. Pasi Rusticiani doli nga burgu, publikoi librin në gjuhën frënge me titullin “Libri i zotëri Marko Polos mbi mbretërit dhe çudirat e Lindjës”. Në këtë libër, ekzistonin shënime të rëndësishme gjeografike për vendet e Lindjes së Largët, të cilat në Evropë askush nuk i ka njohur. Prandaj, ky libër për një kohë shumë të shkurtër përkthehet në shumë gjuhë dhe bëhet më se i nevojshëm për të gjithë udhëtarët e mëvonshëm që udhëtojnë për në Indi, në Kinë dhe në vende të tjera të Lindjes së Largët. Më 1290 vetë Marko Polo, shkroi librin me variant të ri. Veprën e pagëzoi “Mbi shumëllojshmërinë e botës”, në bazë të vrojtimeve personale dhe dëgjimeve. Kjo vepër e Marko Polos është vepër kapitale për ato vise ku ai qëndroi.
Hulumtimet gjeografike të Marko Polos, kanë çelur një periudhë të re në zhvillimin e shkencës gjeografisë.
Udhëtimet e Marko Polos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një version autoritar i librit Marco Polo-së nuk ka dhe nuk mund të ekzistojë, për dorëshkrimet e hershme të ndryshuara në mënyrë të konsiderueshme. Botimet e publikuara të librit të tij ose mbështeten në dorëshkrimet e vetme, një përzierje e versioneve të shumta së bashku, ose shtohen shënime për ti qartësuar, për shembull, në përkthimin anglisht nga Henry Yule. Përkthimi anglisht i vitit 1938 nga A.C Moule dhe Paul Pelliot është i bazuar në një dorëshkrim latin i gjetur në bibliotekën e Katedrales së Toledos, në vitin 1932, dhe është 50% më i gjatë se versionet e tjera. [1] Ekzistojë rreth 150 kopje dorëshkrimi në gjuhë të ndryshme. [2] Përkthimi më popullore u botuar nga Penguin Books në vitin 1958 nga R.E Latham i cili punoi disa tekste së bashku për të bërë një libër të plotë të lexueshëm. [3] Polo i lidh me kujtimet e tij gojarisht për Rustichello da Pisa, ndërsa të dy ishin të burgosurntë Republikën e Gjenevës. Rustichello shkroi Devisement du Monde në Langues d'Oil, një gjuhë e kryqtarëve franceze dhe tregtarëve perëndimore në Orient. Ideja ishte ndoshta për të krijuar një libër për tregtarët, në thelb një tekst për peshat, masat dhe distanca. [4]
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Edwards, p. 1
- ^ Bergreen 2007, pp. 367–368
- ^ The Travels of Marco Polo. (Harmondsworth, Middlesex; New York: Penguin Books, Penguin Classics, 1958; rpr. 1982 etc.)ISBN 0140440577.
- ^ ^ Larner John, Marco Polo and the discovery of the world, Yale University Press, 1999, ISBN 0-300-07971-0 pp. 68–87.