Marko Polo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Marco Polo

Marko Polo (1254-1325), besohet se u lind në Korçullë. Ishte udhëtari dhe udhëpërshkruesi më i njohur i asaj kohe. Si misionar dhe përfaqësues i Venedikut qëndroi në Kinë 15 vite, ndërsa edhe 9 vite në vende të ndryshme aziatike. Pra, udhëtimi i zgjati plot 24 vite. Udhëtoi në Palestinë, në Kurdistan, në Armeni, në Irak, në Iran, në Afganistan, në Tibet dhe arriti në Kinë. Marko Polo gjatë qëndrimit në Kinë i vizitoi pothuajse të gjitha viset e saj. Pastaj u kthye për në Venedik, duke kaluar nëpër Indonezi, Shri Lankë, Iran, Irak, Kurdistan, Armen dhe arriti në Venedik. Më zbulimet e tij është dëshmuar se Azia nga lindja nuk përfundon me pyje të pashkelura dhe me moçale, si ka menduar Ptolemeu, por buzëdeti i saj është i përshtatshëm për anije. Tri vite pas kthimit në Itali, Marko Polo merr pjesë në luftën e Venedikut kundër Gjenovës te ujdhesa e Korçullës, në të cilën luftë u zu rob dhe u burgos.

Në burg, Marko Polo i tregoi shokut të vet nga Piza, Rusticianit, përshkrimet e vendeve, nëpërmjet të cilave ka kaluar. Pasi Rusticiani doli nga burgu, publikoi librin në gjuhën frënge me titullin “Libri i zotëri Marko Polos mbi mbretërit dhe çudirat e Lindjës”. Në këtë libër, ekzistonin shënime të rëndësishme gjeografike për vendet e Lindjes së Largët, të cilat në Evropë askush nuk i ka njohur. Prandaj, ky libër për një kohë shumë të shkurtër përkthehet në shumë gjuhë dhe bëhet më se i nevojshëm për të gjithë udhëtarët e mëvonshëm që udhëtojnë për në Indi, në Kinë dhe në vende të tjera të Lindjes së Largët. Më 1290 vetë Marko Polo, shkroi librin me variant të ri. Veprën e pagëzoi “Mbi shumëllojshmërinë e botës”, në bazë të vrojtimeve personale dhe dëgjimeve. Kjo vepër e Marko Polos është vepër kapitale për ato vise ku ai qëndroi.

Hulumtimet gjeografike të Marko Polos, kanë çelur një periudhë të re në zhvillimin e shkencës gjeografisë.