Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ministria e Punëve të Jashtme, si institucioni kryesor që formulon, përpunon dhe zbaton politikën e jashtme të shtetit shqiptar, në përputhje me programin e qeverisë, është tërësisht në shërbim të realizimit të objektivit madhor, integrimin në Bashkimin Evropian. Diplomacia shqiptare është tërësisht e angazhuar për konsolidimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke shoqëruar të gjitha reformat që do të ndërmerren në kuadër të këtij procesi.

Kuadri i përgjithshëm i marrëdhënieve Shqipëri- BE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria dhe shqiptarët, janë pjesë e pandashme e mozaikut të vendeve dhe popujve të kontinentit evropian. Qenësia dhe përkatësia e gjithanshme evropiane e shqiptarëve dhe modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të Evropës Perëndimore, kanë frymëzuar aspiratën mbarë popullore që Shqipëria të mos jetë thjesht një pjesë e natyrshme e kuadrit gjeografik, gjenetik, historik dhe tradicional të kontinentit, por të bëhet hallkë integrale e bashkësisë aktuale dhe e identitetit të ri evropian, të përthithë dhe të përçojë vlerat më të mira e të kontribuojë për ruajtjen, respektimin dhe përsosjen e mëtejshme të tyre.

Që prej rënies së sistemit komunist, shtysa kryesore për vendosjen e lidhjeve me Evropën e Bashkuar, erdhi vertikalisht nga poshtë- lartë, deri tek maja e piramidës shtetërore, me një përcaktim të qartë të kursit që do të ndiqej me konsekuencë nga të gjitha qeveritë shqiptare deri në aderimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Nderkohe qe ne vitin 1991 u vendosen per here te pare marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Nje vit me vone u nenshkrua ‘Marreveshja e Tregtise dhe te Bashkepunimit’ku shenoi ngjarjen me te rendesisshme.

Fazat e integrimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Faza e emeruar opinion .

Kjo faze I referohet vleresimit qe I behet aplikimit te nje vendi per tu antarsuar ne BE ,nga ana e Komisionit Europian mbi bazen e pergjigjeve te nje pyetsori te pergatitur nga Komisioni.

2.Faza e hyrjes ne fuqi te MSA

Kjo faze i referohet fillimit te negociatave te janarit te 2003 per MSA nenshkrimit te MSA ne qershor 2006 dhe hyrjes ne fuqi te MSA faz qe shkon 1-4 vjet

3.Opinioniqe shkon 1-3 vjet

4.Fillimi I negociatave te antarsimit 1-7 vjet

5.Nenshkrimi I traktatit te antarsimit 2 muaj-5 vjet .

6.Pasaporta europiane qe perdoret ne mbreterine e bashkuar

7.Data e antarsimit ratifikimit te MSA nga parlamentet e te gjitha shteteve antare te BE.[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2016. Marrë më 13 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)