Jump to content

Marramendja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marramendja nënkupton haluciacionin e lëvizjes ose/edhe luhatjes gjate lëvizjes (sikur barka në det). Kur pacienti i ankohet mjekut për marramendje kjo nënkupton se pacienti dëshiron te përshkruaj raportin e ç’rregulluar te tij me rrethinën. Orientimi subjektiv i trupit në hapësire, kontrollohet nga një sistem kompleks i cili përfshin :

  1. Sytë dhe muskujt e syve,
  2. Sistemin proprioceptiv,
  3. Labirintin (kanalet semicirculare dhe utrikulusi),
  4. Nervi cranial i VIII-te
  5. Berthamat nukleare vestibulare në trungun trunor,
  6. Rrugët nervore prej bërthamave vestibulare deri te truri i mesëm dhe deri te lobi

temporal (fasciculus medialis longitudinalis).

  1. Mekanizmat qendror kordinues në cerebellum (trurin e vogël)
  2. Trakti vestibulo-spinal (columna posterior) dhe
  3. Fijet afferente te cilat vijnë prej muskujve dhe nyjeve në kolumnat posterior

Organi periferik i ekuilibrit (kanalet semicirculare dhe utriculusi), pjesa vestibulare e n .cranial te VIII-te dhe bërthama vestibulare bashkërisht formojnë te ashtuquajtur sistemin statoakustik.

Ç’rregullimi i funksionit te secilit nivel te sipërpërmendur mund te provokoje marramendjen. Sidoqoftë vetëm ç’rregullimi i sistemit vestibular mund te shkaktoje vertigo te vërtete. Mirëpo një deklarim i tille dogmatik mund te nënkuptoje edhe disa sensacione për pacientin. Kur tri sistemet primare te cilët kontrollojnë ekuilibrin (sytë dhe muskujt e syve, sistemin statokinetik dhe sistemi proprioceptiv) janë intakt, orientimi ndaj rrethit është në rregull (nga eksperienca, mësimi dhe aktivitetit refleksiv). Nëse njëri nga këto sisteme ç’rregullohet si rezultat i sëmundjes ose traumës, ose njëri nga këto nuk funksionon, vjen deri te ç’rregullimi i ekuilibrit.

Nëse dy nga këto sisteme janë te përfshira pacienti zakonisht nuk është në gjendje te mbaje stabilitetin e trupit fare. Nga te gjitha simptomat që i përshkruan pacienti, marramendja është një prej me te shpeshtave dhe njëkohësisht një prej simptomave me konfuze. Se pari gjate përshkrimit te anamnezës është me rendësi që pacienti te deklarohet “nëse gjerat përreth tij lëvizin apo ai lëviz rreth tyre”, dhe në rast se ai i ka sytë te mbyllur a ndjen se ai po lëviz. Këto dy gjendje indikojnë për një vertigo te vërtete dhe orientojnë ekzaminimin në drejtim te organit periferik, vestibular, n. VIII, dhe bërthamave vestibulare.

Se dyti nëse marramendja shoqërohet me humbje te dëgjimit ose ushtime në vesh (ose te dyjat) lokalizimi i shkakut mund te jete me i lehte. Por shpesh ndodh që një vertigo e vërtete te mos shoqërohet me pengesa në dëgjim. Se treti mjeku duhet te determinoje se sensacioni i marramendjes a është kontinuel apo paroxysmal, i përcjell me periudha te qetësimit komplet. Është me rendësi te dihet se a shkaktohet marramendja gjate ndryshimit te pozitës, dhe a është prezentë në pozita te caktuara. Se katërti mjeku duhet te interesohet për shkallen e marramendjes, një vertigo e rende që shkakton nauze dhe vjellje, në mungese te një sëmundje akute te SNQ, shkaktohet me se shpeshti për shkak te ndonjë ç’rregullimi te organit periferik.

Radhitja e këtillë është baze dhe pikënisje për te gjitha testet e tjera vestibulare. Qe nga anamneza shpeshe orientimi është i sigurte a kemi te bëjmë për një patologji periferike (neuro-otologjike) apo qendrore, nënkuptohet nëse anamneza është e detajuar dhe e thukte.

Gjithashtu është e domosdoshme te kihet parasysh se shume sëmundje sistemike mund te jene shkaktare te marramendjes si p.sh. : Sëmundjet e sistemit kardiovaskular si :

  • Hypertensioni arterial,
  • Hipotensioni postural,
  • Arterioskleroza, anemia përnicioze etj.

C’rregulimet e metabolizmit (ataqet e hipoglikemisë, hiperinsulinizmi) Marramendja paroxismale mund te jete simptomë i vetëm i PETIT MAL te epilepsia.

Ataku i tetanisë nga insuficienca e gj. paratiroide, mund te shkaktojnë sulme te marramendjes. Marramendja shpesh mund te shkaktohet nga infeksionet e SNQ si : meningjiti, encephaliti, etj. Marramendja është simptomë i shpeshte i rritjes se shtypjes intrakraniale pavarësisht nga shkaku. Sidoqoftë, marramendja si simptomë i vetëm rralle te orienton në ekzistimin e një tumori intrakranial.

Shume paciente ankohen në marramendje duke mos kuptuar për ç’ka behet fjale, një mossiguri ortostatike apo distoni te sistemit vegjetativ që zgjasin vetëm disa sekonda e përshkruajmë si atak te marramendjes (vertigos). Nga aspekti i diagnoses se simptomatologjise periferike apo vestibulare 3 simptome janë esenciale :

  • marramendja
  • nauzea (tugu), dhe
  • vjellja

Duke u bazuar në fiziologjinë si dhe teorinë e balancit periferik atëherë rrjedh :

  1. Në krizat vestibulare (pa marre parasysh peshën e ataqeve), gjithmonë do te kemi Nystagmus te etiologjisë dhe karakterit labirintar.
  2. Nëse simptomatologjia zgjate në mënyre kontinuele me tepër se 2 apo 3 jave atëherë etilogjia nuk është periferike.
  3. Ataqet zgjasin disa minuta apo ore dhe janë me karakter te forte, me luhatje (çaste te përmirësimit dhe keqësimit) te ndërlidhur me pozitën e pacientit dhe shume te ndjeshëm në lëvizje (posaçërisht te kokës). Pacientet i përshkruajnë këto sulme shpeshherë si te papritura te cilat qetësohen dhe zhduken (dikur pas disa muajve apo viteve mund te përsëriten).
  4. Marramendja zgjatë me dite apo jave te tera, ndërsa një pasiguri në te ecur dhe në statike (dinamo apo orto) mund te zgjase edhe disa muaj p.sh. humbja akute e një labirinti karakterizohet me një stadium inicial te rrufeshëm marramendje, vjelljeje, me zbehtësi, nauze si dhe simptome tjera vegjetative te cilat brenda disa ditëve shpejt përmirësohen (gjendja e përgjithshme), pra këto simptome në intenzitet humbin mirëpo një pasiguri në drejtpeshim edhe një kohe te gjate mbetet.
  5. Te Sy. Menieri :
    • Ataqet paroxismale te marramendjes zakonisht me fillim te shpejte gjithmonë te shoqëruara me nauze dhe vjellje, zgjasin me ore dhe jo me dite dhe me qetësim te vertigos ndërmjet ataqeve.
    • gjithmonë shoqërohet me dëmtim perceptive te dëgjimit, që është progresiv dhe zakonisht me i shprehur në njërin vesh.
    • ataqet shoqërohen me tinittus i cili është persistent edhe ndërmjet ataqeve.

Marramendja e paraqitur te Syndromi i quajtur ”Labirinti acut toxic” ose ”Neuroniti vestibular” është një marramendje e cila rritet gradualisht gjate një periudhe prej 1-3 dite pas se cilës vjen deri te zbutja e simptomeve. Nuk ka shoqërim te humbjes se dëgjimit dhe ushtimës në vesh. Ky sindromë shpesh i shoqëron sëmundjet akute febrile por gjithashtu haset edhe pas ushqimit ose konsumimit te alkoolit ose përdorimit te disa llojeve te barnave.