Jump to content

Marrëdhëniet Kinë-Rusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Marrëdhëniet kino-ruse)

Më 2 tetor të vitit 1949, Kina dhe Bashkimi Sovjetik vendosën marrëdhëniet diplomatike. Në gusht të vitit 1991, u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Më 27 dhjetor, Kina dhe Rusia nënshkruan përmbledhjen e bisedimeve duke zgjidhur problemin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Në vitin 2001, marrëdhëniet e partneritetit të bashkëpunimit strategjik kino-rus arritën në një nivel të ri. U forcua besimi reciprok politik dhe u ngushtuan kontaktet e funksionarëve të lartë të dy vendeve. Gjatë një viti, kryetari Jiang Zemin dhe presidenti Putin u takuan 3 herë dhe zhvilluan 6 herë bisedime telefonike. Traktati Kino-Rus i Bashkëpunimit të Fqinjësisë së Mirë dhe Deklarata e Përbashkët e nënshkruar në vitin 2001 nga liderët e dy vendeve përcaktuan në mënyrë ligjore se të dyja vendet dhe të dy popujt do të miqësohen brez pas brezi dhe nuk do të armiqësohen kurrë.

Nga 26 deri më 28 maj të vitit 2003, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao bëri vizitë shtetërore në Rusi.

Vitet e fundit, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe bashkëpunimi teknologjik dypalësh janë ngushtuar më tej. Shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën kulturore, tekniko-shkencore, arsimore etj janë më të shpeshta. Trupa e Këngëve dhe Valleve e Kinës, Trupa e Këngëve dhe Valleve e Sinjiangut, Delegacioni i Shkrimtarëve Kinezë, Trupa “Mei Lanfang” e Operës së Pekinit, Trupa “Mështekën” e Valleve e Rusisë, Trupa “Kremlin” e Baletit, Trupa e Baletit Klasik e Moskës, Trupa Orkestrale e San Peterburgut, Trupa Shtetërore Simfonike e Moskës etj. kanë dhënë shfaqje në të dyja vendet.

Lidhur me problemin e kufirit. Kufiri kino-rus është 4370 km i gjatë. Midis dy vendeve ka probleme kufitare të mbetura nga historia. Në bazë të manifestit të tanishëm kufitar midis dy vendeve, të normave të ligjit ndërkombëtar dhe nëpërmjet bisedimeve shumëvjeçare të barabarta, Kina dhe Rusia kanë përcaktuar drejtimin e afro 97% të kufirit.

Tani nuk është përcaktuar akoma drejtimi i vijës kufitare të ishullit Heixiazi dhe të ishullit Abagaitui në pjesën lindore të kufirit kino-rus. Të dyja palët do të zgjidhin sa më parë rrënjësisht problemin e kufirit në bazë të barazisë dhe të respektimit me njeri-tjetrin.

[1]