Marta Higueras
Marta María Higueras Garrobo(lindur në Madrid 1964) është ndërmjetëse penale dhe e lidhur ngushtësisht me sistemin gjyqësor që prej fillimit të karrierës së saj.[1] Që prej qershorit 2015 ajo ka qenë zëvendës-kryetare e Bashkisë së Madritit si dhe këshilltare në Departamentin për Barazi, Të Drejta Sociale dhe Punësim. Nga 2009 deri në 2013 ajo ka qenë Drejtoreshë e Administratës Publike në qeverinë e Basque.[2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Madrid, ajo ka punuar si zyrtare në Juzgados de Plaza de Castilla de Madrid, ku më vonë gëzoi pozicionin e drejtueses në Sección de Oficina Judicial për një periudhë 5 vjeçare. Ajo u emërua këshilltare në qeverinë e republikës autonome të Basque dhe në gusht 2009 ajo ishte drejtoreshë e administratës publike, një pozicion që ajo gëzoi gjatë qeverisë socialiste të Patxi López[3] deri në janar 2013.
Përpara se të punonte në Këshillin e Qytetit të Madritit, ajo ka punuar në Tribunalin e de Cuentas, si sekretare e Këshilltares María Antonia Lozano, pasi u propozua për këtë pozicion nga Izquierda Unida, për të cilën shërbeu në pozicionin e anëtares së Komisionit për Barazinë nga 2013-2015.
Në 2017 ajo bëri publike orientimin e saj seksual si lezbike.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gálvez, José María Jiménez (2015-06-11). "Quién es quién | Los 19 concejales de Manuela Carmena". El País (në spanjisht). ISSN 1134-6582. Marrë më 2018-08-06.
- ^ Vasco, Eusko Jaurlaritza - Gobierno. "Boletín Oficial del País Vasco". euskadi.eus (në spanjisht). Marrë më 2018-08-06.
- ^ "Marta Higueras, alcaldesa de verano". abc (në spanjishte evropiane). Marrë më 2018-08-06.
- ^ "Marta Higueras, número dos del Ayuntamiento de Madrid y "mano derecha" de Manuela Carmena, se visibiliza como lesbiana en los medios". dosmanzanas - La web de noticias LGTB (në spanjishte evropiane). Marrë më 2018-08-06.